Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të juristit të njohur italian, Giovanni Falcone. Juristi lindi në Palermo dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi luftës kundër mafias, ndaj edhe shumëprej thënieve të tij kanë në thelb drejtësinë dhe mafian.
“Nuk është e rëndësishme të përcaktosh nëse dikush po ndjen frikë apo jo, por të mund të bashkëjetosh me frikën dhe të mos kushtëzohesh prej saj. Ky pra quhet guxim”.
“Njerëzit shkojnë e vijnë, idetë mbeten”.
“Mafia është një fenomen njerëzor dhe si çdo fenomen njerëzor tjetër, ka një parim, ka një evolucion dhe sigurisht do të ketë edhe një fund”.
“Unë besoj se çdokush nga ne duhet të gjykohet për atë që ka bërë. Rëndësi kanë veprimet, jo fjalët”.
“Një person vdes ose sepse është i vetmuar, ose sepse është bërë pjesë e një loje tepër të madhe”.
“Mundet shumë mirë që dikush të ketë një mentalitet mafiozi, pa qenë një kriminel”.
“Nëse duam ta luftojmë mafian në mënyrë efikase, nuk duhet ta transformojmë apo ta mendojmë si njëkancer. Duhet ta pranojmë ashtu siç është”.
“Çdo person duhet të kryejë detyrat e veta, edhe nëse kjo çon në sakrifica të mëdha, pasi kjo gjë na dallon prej të tjerëve”.