Nga Tony Barber
Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar).
Ai nuk e kritikoi as Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për mbështetjen e pushtimit të Putinit. Megjithatë, dy javë më parë, Papa me origjinë argjentinase foli me një gjuhë të pakompromistë kundër luftës. Françesku tha se mizoritë në Ukrainë, që i atribuohen forcave ruse, na kujtojnë gjenocidin e Ruandës së viteve 1990.
Po ashtu ai e paralajmëroi Kirilin të mos shndërrohej në “meshtarin personal të Putinit”. Këto komente sollën reagimin e ashpër të Patriarkanës së Moskës, që vetëm sa nënvizoi faktin se lufta e Putinit në Ukrainë, ka nxjerrë në pah dallimet e forta midis Kishës Katolike Romake dhe degës zyrtare ruse të Krishterimit Ortodoks.
Sa ndryshe dukeshin gjërat në vitin 2016, kur Papa dhe Kirili zhvilluan bisedime dhe u përqafuan me njëri-tjetrin në kryeqytetin kuban, Havanë. Ai ishte një takim vërtet historik, i pari midis drejtuesve të institucioneve ortodokse katolike dhe ruse, që nga krijimi i Patriarkanës së Moskës në vitin 1589.
Por tani Françesku ka hequr dorë një takim i dytë me Kirilin, që ishte planifikuar për nëqershor në Jerusalem. Ndarja midis 2 liderëve fetare, nuk mund të ishte më e madhe e madhe sesa kaq. Çfarë na tregon kjo mbi mënyrën se si lufta po e përzien edhe fenë në rivalitetin gjeopolitik Rusi–Perëndim?
Së pari, nuk duhet të na habisë aspak fakti që Kisha Ortodokse Ruse – me përjashtim të disa priftërinjve shumë të guximshëm të rangjeve të ulëta – është e pozicionuar fuqishëm në krah të Putinit. Ashtu si në vendet e tjera ortodokse, besimi fetar në Rusi ka lidhje të thella historike me identitetin kombëtar dhe autoritetin shtetëror.
Por elementi i dytë më e rëndësishëm, është se nën udhëheqjen e Kirilit, hierarkia e Kishës Ortodokse po merr anën e Putinit, dhe po argumenton se Rusia po e mbron Krishterimin Ortodoks ndaj një Perëndimi të pafe dhe të degjeneruar. Kjo është më shumë se sa një propagandë e thjeshtë. Për Kirilin, ajo është një kauzë e shenjtë.
Për Putinin, është një projekt politik, nga i cili sipas tij do të fuqizohet tradita e gjatë ortodokse, duke ushqyer një qytetari patriotike dhe të bindur. Në një artikull për NewStatesman, Rouan Uilliams, Kryepeshkop i Kanterbërit në Angli në vitet 2002– 2012, shkroindër të tjera:”Vladimir Putin e sheh veten si protagonist në një betejë për mbijetesën e një kulture integrale të krishterë, ashtu si Shteti Islamik, e sheh veten si mbrojtës të pastërtisë kulturore islame”.
Patriarku Kiril i Moskës, e bëri këtë të qartë gjatë një predikim të jashtëzakonshëm të mbajtur më 6 mars, një ditë para fillimit të Kreshmës Ortodokse. Ai e konsideroi fushatën ushtarake ruse në Ukrainë si një luftë për të mbrojtur qytetërimin ortodoks kundër degradimit moral perëndimor, ku marshimet e homoseksualëve në rrugë, u veçuan si një nga simptomatkryesore.
Në qëndrimin e tij, Kiril frymëzohet nga disa rusë të famshëm nga i gjithë spektri i historisë cariste dhe sovjetike. Pjotër Tolstoi, stërnipi i Lev Tolstoit, autor i romanit të famshëm “Lufta dhe Paqja” (dhe një pacifist i zjarrtë në jetën e tij të mëvonshme), deklaroi në një intervistë për një gazetë italiane se Rusia duhet ta “de-nazifikojë plotësisht Ukrainën”, dhe të mos e ndalë luftën derisa forcat e saj të armatosura rusë të kenë arritur në kufi me Poloninë.
Pastaj është Vjaçesllav Nikonov, nipi i Vjaçesllav Molotov, Ministrit të Jashtëm në kohën e Josif Stalinit, dhe një njeri me shumë gjak në duart e tij gjatë spastrimeve të mëdha nëBashkimin Sovjetik gjatë viteve 1930. “Kjo që po zhvillojmë është në fakt një luftë e shenjtë, dhe ne duhet ta fitojmë atë”- është shprehur kohët e fundit Nikonov.
Ky është lloji i hiperbolës, me të cilin jemi mësuar në epokën e Vladmir Putinit. Megjithatë, tensionet e shkaktuara nga feja midis Rusisë dhe Perëndimit janë reale. Të premten, kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, tha se furnizimet me armë të Perëndimit për vetëmbrojtjen e Ukrainës, janë të justifikueshme edhe sipas doktrinës së Kishës për një “luftë të drejtë”, një argument ky që me siguri do të pritet keq në Kremlin. / FT – Bota.al