Numri i ardhshëm i Charlie Hebdo do të jetë 1179, i dyti pas sulmit mbi redaksinë e revistës satirike ku gjetën vdekjen 12 vetë. Por nëse për faktin nëse revista do të mbijetojë nuk ka dyshime, për momentin mungon siguria për datën e saktë kur do të dalë numri i radhës. Revista satirike franceze nuk do të dalë në 4 shkurt. Dhe nuk do të botohet as në 11. “Ende nuk e kemi vendosur një datë”, ka thënë për Parisien zëdhënësja Anne Hommel, e cila ka shpjeguar se redaksia po përpiqet ende të pranojë një zi të rëndë dhe ka folur për një “ekspozim të tepruar mediatik”, i cili sigurisht që nuk garanton qetësi.
Less than a minute