BotaMAIN

Misioni i tyre ishte tetë ditë. Përfunduan në hapësirë për nëntë muaj

Dy astronautë të NASA-s u kthyen mbrëmë në Tokë, pas një qëndrimi të papritur 9-mujor në hapësirë.

Qershorin e kaluar, astronautët Sunny Williams dhe Butch Wilmore arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me një anije kozmike Boeing Starliner, hera e parë që kjo anije kozmike u lëshua me një ekuipazh njerëzor. Ata fillimisht kishin planifikuar të qëndronin në ISS për një mision tetë-ditor, por që në fillim hasën probleme.

Pas lëshimit, ndërsa udhëtonin drejt stacionit hapësinor, patën disa probleme me shtytësit dhe rrjedhje të heliumit.

Ata arritën në stacion të sigurt, por ishin pikërisht problemet me shtytësit që e detyruan NASA-n të bëhej më e kujdesshme.

Ky ngërç çoi në një vendim që duket sikur ishte marrë nga një film i Hollivudit. Williams dhe Wilmore u lanë pas, dhe Starliner u kthye në Tokë pa ekuipazh. Tani, presidenti Trump ka marrë meritat për kthimin e astronautëve në shtëpi, duke thënë se ai i kishte dhënë udhëzime Elon Musk që “t’i sillte në shtëpi” me një nga kapsulat Dragon të SpaceX, pasi ata ishin “braktisur” nga presidenti Biden.

Leinfelder tha se ky plan mes SpaceX dhe NASA-s ishte në veprim, që para se Trump të merrte detyrën. Shumë njerëz mendojnë se ky ishte një mision shpëtimi, se ata janë shpëtuar apo janë ndihmuar.

NASA kishte një plan që nga vera e kaluar, kështu që nuk është një shpëtim apo një operacion ndihmës. Anija kozmike me të cilën ata u kthyen në shtëpi kishte qenë në stacionin hapësinor që nga shtatori. Pra, ata në të vërtetë po prisnin ekuipazhin zëvendësues që t’i merrte.

Vetë astronautët nuk e quajnë veten të braktisur apo që kishin nevojë për shpëtim. Wilmore tha kohët e fundit në një konferencë për shtyp nga ISS se astronautët janë gjithmonë të përgatitur për mundësinë e një qëndrimi më të gjatë nga sa është planifikuar fillimisht.

“Kjo është ajo që bëjmë në fluturimet njerëzore në hapësirë. Ky është thelbi i programit hapësinor të vendit tonë – planifikimi për të panjohurat dhe për të papriturat.”

Ka gjithashtu një anë pozitive të këtij qëndrimi të zgjatur, siç vë në dukje Leinfelder.

Sunny Williams tani mban rekordin për kohën totale të ecjes hapësinore nga një astronaute femër. Gjatë nëntë ecjeve hapësinore, ajo ka kaluar 62 orë e 6 minuta duke ecur jashtë stacionit hapësinor. Dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme që shpesh anashkalohet. Ajo nuk do ta kishte thyer këtë rekord nëse do të ishte kthyer në Tokë pas vetëm një jave. / bota.al

Back to top button