Evolucioni zakonisht ndodh përgjatë miliona vjetëve, dhe madje edhe në disa jetë njerëzore të njëpasnjëshme, ne nuk mund të shpresojmë të shohim ndonjë gjë kaq dramatike sa dinosaurët që evoluojnë në zogj. Problemi me ndjekjen e evolucionit është se ndryshimet gjenetike duhet të kalohen për shumë gjenerata përpara se pasojat të bëhen të dukshme. Nëse kafshët jetojnë një kohë të gjatë, është e vështirë t’i shikosh ato të evoluojnë para syve tanë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund ta shohim evolucionin që po ndodh në kohë reale.
Gjatë Revolucionit Industrial, Britania kaloi një periudhë të shpejtë të ndryshimit mjedisor. Fabrikat nxirrnin blozë, të cilat vishnin pemët. Tenjat kishin përdorur më parë pemën e mështeknës për t’u fshehur dhe ishte avantazh që kishin ngjyrë të hapur, pasi ato me ngjyrë të errët dalloheshin menjëherë mbi gjethe dhe zogjtë vinin e i hanin. Por, sapo erdhi bloza, të qenit të errët u bë avantazh. Shpejt, numri i tenjave më të errëta u rrit ndërsa mbijetuan dhe përcollën në breza tiparin e tyre të dobishëm gjenetik.
Nëse doni një shembull në kopshtin tuaj, ne e kemi simuluar evolucionin tek qentë me shekuj. Ne zgjedhim se cilat tipare na pëlqejnë dhe mbarështojmë vetëm qentë që i kanë ato: disa lloje janë zgjedhur për nuhatjen dhe shikimin; të tjerë për lëkurën e fortë që i mbron nga moti; dhe bulldogët ishin të favorizuar për fytyrat e tyre të rrafshuara. Ky evolucion i qenit i nxitur nga njeriu po ndodh akoma edhe sot, dhe ju duhet vetëm të shikoni problemet shëndetësore në zhvillim me racat e pastra për të parë efektet e evolucionit teksa ndodh. / bota.al