Personazhe

Punët e çuditshme të shkrimtarëve të njohur

Screen Shot 2015-12-19 at 10.03.54 PM

“Disa nga romanet më të shkëlqyer në histori janë botuar pasi janë refuzuar dhjetëra herë. Për fat të mirë, autorët e tyre nuk u dorëzuan”- është shprehur Paolo Coelho. Dhe ka të drejtë. Shumë nga ata që sot quhen titanë të letërsisë kanë vuajtur derisa kanë arritur të botojnë veprat e tyre, disa madje kanë bërë edhe punë të çuditshme.

1. F. Scott Fitzgerald

Para se të bëhej “djali i artë” i Amerikës, Fitzgerald ishte një shkrimtar i ri që përpiqej t’ia dilte në Manhatan. Në vitin 1919, Fitzgerald ra në dashuri me 18-vjeçaren Zelda Sayre. I dëshpëruar për para që të mund të përballonte martesën e tyre, ai u vendos në New York City me shpresën se mund të hynte në biznesin e reklamave. Gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar. Nuk i eci me biznesin, iu refuzua botimi i një libri dhe u nda nga Zelda. Për fat të mirë, Fitzgerald nuk u dorëzua. Më vonë arriti të botonte librin e parë dhe madje u martua me Zeldën.

2. Charles Dickens

Dickens ishte i aftë të shkruante mjeshtërisht për shtresat e varfra. Përveç talentit, ai kishte pasur edhe një avantazh: e kishte provuar në kurriz mjerimin. Kur ishte 12 vjeç, babain e shkrimtarit të ardhshëm e arrestuan për shkak të një mospagimi borxhi. Djaloshi u dërgua në një magazinë, ku punonte për orë të gjata. Edhe pse nuk preferonte të fliste për atë periudhë, është e qartë që ajo ndikoi në krijimtarinë e tij.

3. Franz Kafka

Kafka nuk u bë i njohur në të gjallë. Autori e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke punuar si agjent sigurimesh. Edhe pse e quante si punë sa për t’u ushqyer, në fakt Kafka ishte punonjës model, derisa u detyrua të tërhiqej për shkak të përkeqësimit të shëndetit si pasojë e tuberkulozit. Vdiq në moshën 40- vjeçare duke lënë pas disa nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.

4. William Faulkner:

Faulkner për një kohë ishte përgjegjës për postën në Universitetin e Misisipit. Por talenti i tij ishte gjetiu dhe, sipas të dhënave, efikasiteti i tij në zyrën e postës ishte shumë i ulët. Ai arriti ta mbante këtë punë për tre vjet derisa më në fund e shkarkuan./botimeshqip.com

Leave a Reply

Back to top button