Aktori Idris Elba ka bërë një selfie me 11 futbollistët më të mirë të planetit, në FIFA Football Aëards të hënën, më 23 tetor. Eshtë një skenë që të sjell në mendje selfie-n e famshme të Ellen DeGeneres në ceremoninë e Oscar 2014. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Neymar, të gjithë bashkë në një fotografi që tregon 694.3 milion dollarë telente futbollistikë, në një vend të vetëm.
Aktori britanik Idris Elba mund të ketë bërë një prej fotografive sportive më fantastike të vitit.
Edhe pse Elba nuk e ka publikuar ende, Getty Images dhe Reuters u kanë dhënë fansave një ide të asaj që mund të publikojë – dhe rezultati mund të jetë një selfie po aq epike, sa ajo që Bradley Cooper bëri me Ellen DeGeneres dhe miqtë në Oscar 2014.
Në fotografinë e Elbas shfaqen 11 futbollistët më të mirë të planetit. Duke filluar nga Cristiano Ronaldo i Realit të Madridit, për të vazhduar me Leo Messin e Barcelonës dhe Neymarin e Parigi Saint-Germain.
Pa harruar italianët Buffon dhe Bonucci.
Sipas CIES Football Observatory vlera e të gjithë futbollistëve të pranishëm është mbi 694 milionë dollarë.
Ja fotografia nga një tjetër kënd.