Horizonti.al

Tetë fakte magjepsëse mbi Solsticin e Verës

Që nga fillimi i kohës, Dielli ka luajtur një rol jetik në mbijetesën tonë si specie. Nga sigurimi i dritës së nevojshme për të kultivuar të korrat që konsumojmë, deri tek ngrohtësia dhe vitamina D aq shumë e nevojshme për shëndetin, nuk është çudi që Dielli e ka magjepsur që nga parahistoria qytetërimin tonë.

Vëzhgimet dhe festat mbi Diellin mund të gjenden tek kulturat në mbarë botën gjatë gjithëhistorisë. Por një nga fazat më të njohura të Diellit është Solstici Veror. I kremtuar më 21 qershor në Hemisferën Veriore dhe 21 dhjetor në Hemisferën Jugore, Solstici Veror është dita më e gjatë e vitit. Falë animit të boshtit të Tokës, kjo ndodh kur veriu ose jugu është në pikën më të afërt me Diellin. Ja cilat janë 8 interesante rreth Solsticit të Verës, që tregojnë se ai përfaqëson shumë më tepër sesa thjesht një fazë të vitit:

1. Mbërrin në mënyrë të përpiktë, tamam si një orë

Ju mund të mendoni se Solstici Veror ndodh në kohë të ndryshme në varësi të vendit ku jetoni. Por e vërteta është se ai ndodh në të njëjtin moment dhe për të gjithë në njërën nga hemisferat. Falë zonave kohore në të gjithë globin, ju mund të jeni në pjesë të ndryshme të ditëve tona përkatëse. Por nëse jetoni në Evropë, Amerikë ose Rrethin Artik, Solstici do të ndodhë në të njëjtën çast për të gjithë ne.

2. Dita më e gjatë

Origjina rrënjësore e fjalës Solstic, vjen nga fjalët latine përdiell dhe ngecje, sepse Dielli duket se arrin kulmin e tij më të lartë (ose më të ulët në dimër) në qiell.

3. Nuk shënon lindjentë hershme të Diellit në një vit

Edhe pse Solstici i Verës është dita më e gjatë, ajo nuk përmban lindjen më të hershme apo perëndimin më të vonë Diellit. Në varësi të gjerësisë gjeografike ku jetoni, lindja më e hershme e Diellit do të ndodhë diku rreth mesit të qershorit, dhe perëndimi i më i vonë do të ndodhë në fund të muajit.

4. Është vënë re gjatë gjithë historisë njerëzore

Dëshmitë e vëzhgimit të trajektores së Diellit, mund të shihen në kulturat e lashta anembanë globit dhe gjatë gjithë historisë njerëzore. Petroglifet dhe pikturat e shpellave që datojnë në vitin 36.000 Para Krishtit, tregojnë se njeriu i hershëm e kuptoi lëvizjen e Diellit nëpër qiell.

Provat më të hershme të kuptuarit të Solsticit nga njerëzit mund të gjenden në Nabta Plajanë shkretëtirën Nubiane në Egjipt. Duke datuar të paktën 6000 vjet më parë, koleksioni i gurëve përputhet me trajektoren që ndjek Dielli çdo vit.

5. Përmbytja e Nilit

Për Solsticin e Verës në Egjiptin e Lashtë, më rëndësi nuk ishte vetëm pozicionit i Diellit. Sepse Solstici përkoi me ngritjen e nivelit të Nilit çdo vit, dhe u shpall si një kohë jetike e bujqësisë për qytetërimin e lashtë. Vetëm 3 për qind e territorit egjiptian ishte një tokë e përshtatshme bujqësore, dhe kjo do të thotë se e gjithë jeta e qytetërimit të lashtë varej nga zbatica dhe rrjedha e Nilit. Rritja e nivelit të ujit çdo vit, sillte me vete baltë shumë pjellore që i freskonte tokat bujqësore, dhe siguronte që çdo vit i ri të korra të bollshme.

6. Festat greke

Grekët e lashtë kremtonin në mesin e verës Kronian, një festë kushtuar perëndisë Kronos.Besohej se në kohën kur Kronos sundonte tokën, qytetërimi njerëzor jetonte në një epokë të artë. Jeta mbështetej nga Perënditë, dhe njeriu nuk kishte nevojë të mundohej apo të punonte në fusha për të siguruar të korrat çdo vit.

Dhe meqë nuk kërkohej punë, njeriu mund të jetonte në harmoni pa pasur nevojë për punë apo të mbante skllevër. Grekët e lashtë e kujtonin këtë epokë të artë duke festuar së bashku si të barabartë. Skllevërit ishin të lirë nga detyrat e tyre për të shijuar festat, dhe merrnin pjesë në aktivitete si të barabartë dhe jo si vartës. Të pasurit dhe të varfrit mblidheshin bashkë për të shijuar lojërat, për të pirë dhe për të festuar të korrat e para të vitit.

7. Festimi i romakëve të lashtë mbi shtëpinë dhe vatrën

Për romakët e lashtë, mesi i verës kremtohet së bashku me festën e Vestalias për nder të Vestas, Perëndeshës së familjes dhe jetës familjare. Ngjarja kremtohej kryesisht nga gratë, dhe ishte një periudhë kur shenjtërorja e brendshme e tempullit të Vestas ekspozohej për publikun. Gratë i bënin Perëndeshës dhurata gjatë gjithë festivalit në këmbim të bekimeve për veten dhe familjet e tyre. Në ditën e fundit të festës, tempulli mbyllej dhe pastrohej nga lart poshtë si një akt simbolik purifikimi.

8. Festohet ende sot në mbarë botën

Solstici Veror festohet sot çdo vit me një sërë traditash dhe praktikash të ndryshme dhe të pasura të mesit të verës. Në Britani, Stonehenge është i hapur për publikun, ku vizitorët mund të shohin hijet që krijon Dielli mbi monolitin e lashtë. Ndërkohë në Norvegji ndizet një zjarr i madh. Duke arritur lartësitë mbi 40 metra, ai ka vendosur një rekordin botëror në këtë aspekt.

Back to top button