Psikologji

Darkë me babain

Një mbrëmje një djalë e çoi babanë e tij të moshuar në një restorant për të darkuar së bashku. Duke qenë tepër i moshuar dhe i drobitur fizikisht, ndërsa hante, babait i ranë pjesë ushqimi mbi këmishë dhe pantallona. Klientët në tavolinat e tjera nisën ta shihnin me neveri atë skenë, ndërsa djali i tij ruajti qetësinë.

Pasi mbaroi së ngrëni, i riu që nuk u shfaq aspak i turpëruar nga ajo që ndodhi, u ngrit dhe pa shumë zhurmë e shoqëroi të atin për në tualet. Atje ia pastroi grimcat e ushqimit, ia hoqi njollat nga rrobat, ia krehu flokët dhe ia rivendosi syzet si duhet.

Kur u ulën sërish në tavolinë, të gjithë klientët në restorant kthyen kokën, dhe po i shihnin një heshtje varri, pa mundur të kuptonin sesi dikush mund ta turpëronte veten publikisht nëatë mënyrë. Por djali ruajti qetësinë, thirri kamerierin, pagoi faturën, dhe u nis që të largohej nga restoranti bashkë me të atin përkrahur.

Në atë moment, një i moshuar në mesin e klientëve i thirri djalit dhe e pyeti: Hej ti, a nuk mendon se ke lënë diçka pas?”.

Djali u përgjigj: Jo zotëri.

Plaku ia ktheu: “Po! Ke lënë një mësim të vyer për çdo djalë dhe shpresë për çdo baba!”.

Restorantin e pushtoi sërish heshtja.

Morali i historisëTë kujdesesh për ata që dikur kujdeseshin për ne, është një nga vlerat më të larta të një njeriu në këtë jetë. Të gjithë e dimë se kur ishim të vegjël, prindërit tanë kujdeseshin për ne për çdo gjë. Ndaj duajini, respektojini dhe kujdesuni për ta.

Back to top button