Motivuese

“Duhet prania e dikujt special që të të ndihmojë të harrosh dikë special”

Erich Segal, autori i njohur i romanit “Mjekët”, ka lënë pas një fond të gjerë me thënie motivuese dhe të vlefshme për secilin nga ne. Është momenti t’i hedhim një sy disa prej tyre:

“Dashuria e vërtetë vjen qetësisht, pa pankarta apo fenerë ndriçues. Nëse dëgjon kambana, bën mirë të bësh një kontroll për veshët”.

“Duhet prezenca e dikujt special që të të ndihmojë të harrosh dikë special”.

“Ndihesha i frikësuar nga refuzimi. Ndihesha gjithashtu i frikësuar se mund të më pranonin për arsye të gabuara”.

“Dashuri do të thotë të mos thuash asnjëherë “Më fal””.

“Dija do të bëjë më të fortë. Dija do të sigurojë kontrollin e jetës tënde. Dija do të japë urtësinë për të mësuar fëmijët e tu. Dija është gjëja që do të bëjë të buzëqeshësh në fytyrën e fatkeqësisë”.

“Historitë e vërteta të dashurisë nuk kanë fund”.

“Pjesë e të qenit një fitues i madh, është aftësia për të qenë një humbës i madh. Nuk ka paradox në këtë gjë”.

“Diçka mund të ketë humbur në përkthim, por sigurisht nuk ishte dashuri”.

“Dhimbja e të mos ditur se çfarë të bëja, u tejkalua vetëm nga ajo e të diturit se çfarë kisha bërë”.

“Ekuilibri” që njerëzit shohin tek unë është me të vërtetë një iluzion. Unë kam të meta si kushdo. Vetëm se duket se kam aftësinë për t’i fshehur ato”.

Back to top button
Close
Close