Lifestyle

Historia e rrëfyer nga profesori i filozofisë do t’ju lërë pa fjalë…

Një profesor filozofie, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur atë me topa golfi. Më pas pyet studentët nëse vazoja është plot. Studentët janë dakort dhe thonë “Po”.

Atëherë profesori merr një kuti me toptha qelqi (rruaza të vogla) dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët, nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen sërish “Po”.

Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Padyshim rëra mbushi hapësirat boshe dhe profesori i pyeti sërish studentët, nëse vazoja ishte plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri “PO”.

Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe kështu mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët nisën të qeshin nga ky rast.

Kur mbarojnë së qeshuri, profesori u thotë:

“Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqëson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbeten vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot.

Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj.

Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse para së gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.

Bëni kujdes me aspektet që janë thebësore për jetën tuaj: luani me fëmijët tuaj, gjeni kohë për të shkuar tek mjeku, dilni për darkë me partnerin/partneren tuaj, praktikoni sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohë për të pastruar shtepinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla… Merruni më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet kanë rëndësi. Vendosni prioritetet tuaja: diferenca është vetëm rërë.

Një nga studentët ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqëson kafeja. Profesori buzeqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e mirë!”

Sado e vështirë apo e ngarkuar t’ju duket rutina juaj, sado të mendoni se nuk ju del kohë për asgjë, mendoni gjithmonë që për gjërat që vërtet kanë rëndësi, mund të gjendet koha e mjaftueshme duke sakrifikuar diçka më pak të rëndësishme. Dita ka 24 orë për të gjithë, është mënyra se si i përdorim këto orë që na diferencon.

Back to top button
Close
Close