Psikologji

Këto janë 10 aktivitete të përditshme që do të ndihmojnë pamasë, nëse vuan nga depresioni

Depresioni është një çrregullim që shpesh e bën të pamundur të kesh motivim për ta nisur ditën. Çdo minutë që kalon, të duket më i vështirë. Mirëpo, ka disa aktivitete ditore që nëse i bën rutinë, mund tëndihmojnë shumë ndaj depresionit. Disa prej tyre janë këto:

1. Alarmi i zgjimit është miku yt më i mirë.
Ka një lidhje të konfirmuar midis gjumit të paktë dhe riskut për depresion. Edhe nëse rutina juaj e gjumit është e çrregullt, sërish risku mbetet i lartë. Ndaj, mundohuni të flini çdo ditë në të njëjtin orar dhe të flini mjaftueshëm (7.5-8 orë çdo natë) dhe keni për ta ndjerë lehtësimin e simptomave të depresionit.

2. Ka rëndësi të veçantë edhe ushqimi që konsumon.
Konsumimi i ushqimeve jo t
ë shëndetshme rrit shanset për depresion, ndaj duhet ta kontrollosh çfarëkonsumon. Shtimi i disa frutave të freskëta në mëngjes, i disa proteinave në drekë dhe perimeve në darkëdhe ke për të ndjerë lehtësim të shqetësimeve të lidhura me depresionin.

3. Ushtrohu fizikisht.
Ushtrimet si joga, vrapi, kardio, ndihmojn
ë në rritjen e endorfinave në gjak dhe në reduktimin e simptomave të depresionit. Nuk është e nevojshme të bësh një abonim në palestër për t’u ushtruar fizikisht. Vishu në mënyrë sportive dhe dil për vrap 30 minuta çdo ditë.

4. Uji është jetë.
Nj
ë nga aktivitetet më të thjeshta për ta bërë në përditshmëri, është të pish ujë dhe ta mbash veten tëhidratuar. Mundet të mos duket e tillë, por konsumimi i ujit përgjatë ditës, redukton simptomat e depresionit dhe për këtë gjë mjafton vetëm të mbani një shishe uji me vete, kur dilni nga shtëpia.

5. Hidhi ndjenjat e tua në një letër.
T
ë shkruarit e gjërave që përjeton, mund të ndihmojë shumë me depresionin. Rekomandohet që të paktën 5 minuta çdo ditë të shkruash në një fletë tri gjërat që dëshiron t’u thuash personave që do, emocionet qëke përjetuar së fundmi dhe tri gjërat që të bëjnë të lumtur.

6. Mbylli sytë dhe medito.
Nd
ërmjet kontrolleve që bën me psikoterapistin, apo me psikologun, është e mira të shtosh edhe disa momente meditimi përgjatë rutinës tënde të përditshme. Gjithçka që të duhet, është një vend i qetë, tëmbyllësh sytë dhe thjesht të meditosh…

7. Mos harro të thuash “Faleminderit”.
Kur je duke p
ërjetuar shenja depresioni, është shumë më e lehtë të përqendrohesh tek gjërat negative, se sa tek ato pozitive. Mirëpo nuk mund të vazhdosh gjithmonë në këtë mënyrë. Për ta ndalur këtë gjë, duhet të jesh falenderues edhe ndaj gjërave të vogla, apo njerëzve që dëshiron t’i kesh pranë vetes.

8. Mirësjellja është një virtyt, mbi të gjitha.
Kuptohet q
ë kur je duke vuajtur nga depresioni, e ke të vështirë të përqendrohesh tek nevojat e të tjerëve, por a e dije se të sillesh mirë me të tjerët të ndihmon në lehtësimin e shenjave të drepresionit? Ndaj, sillu mirë dhe bëj mirë ndaj personave të tjerë.

9. Kujdesu për veten.
Është ndër aktivitetet më të thjeshta dhe më të mira që mund të bësh. Teknikat e kujdesit për veten, si ushtrimet relaksuese, meditimi, apo një banjë me ujë të ngrohtë, mund të ndihmojnë në zbehjen e shenjave të depresionit.

10. Së fundmi, merrini gjërat lehtësisht.
Është e lehtë kur vuan nga depresioni të mendosh negativisht për çdo gjë, por mos u sill keq me veten. Lëri kohë vetes për të bërë çfarë dëshiron. Kujtohu se gjithmonë mund të kërkosh ndihmë profesionale. Bëj pushime të vazhdueshme dhe kujdesu për veten.

Back to top button