Your Life

“Më vjen keq ta pranoj se vlera e dikujt po arrihet të kuptohet, kur ata nuk janë më gjallë”

U ula në një lokal për t’u qetësuar paksa nga rutina e ditës dhe pak pas meje, ulet përballë një i moshuar. Kishte veshur një këmishë të mbyllur deri në grykë, një shall se me siguri kishte ftohtë, dhe sipër njëpallto të trashë. Mbante në dorë një celular, ku pas kishte një listë me numra që dukej prej mbështjellëses transparente të celularit.

Në fillim i ngriti dorën një kamarieri, e cili e injoroi herën e parë. Më pas bëri të njëjtën gjë edhe herën e dytë. I moshuari i ngriti dorën një kamarieri tjetër. Ky erdhi dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë. Nuk e dëgjova mirë se çfarë porositi i moshuari, por pashë që kamarieri i solli një tas me disa kupa akulloreje, të cilën plaku filloi ta konsumonte i vetmuar. Kishte zgjedhur edhe ai, njësoj si unë, njëtavolinë në pjesën më anësore të mundshme. Me siguri për të mos rënë në sy duke qëndruar në qendër tëvëmendjes. Ose ndoshta priste dikë tjetër, nuk mund ta thoja me siguri në ato momente.

Më pas e pashë që mori celularin dhe telefonoi dikë. Ndezi altoparlantin e celularit dhe dëgjoj bisedën:

“- Ç’kemi gjyshi! Si je?

Ç’kemi jeta ime, mirë. Si je ti?

– Mirë gjysh. Kishe gjë?

– Jo, të mora thjesht pët të pyetur si ishe. Të shtëpisë si janë?

– Gjyshi, të telefonoj për pak, se tani nuk mund të flas. Të puth”.

I moshuari la celularin në tavolinë, përfundoi se konsumuari akulloren dhe priti. Priti. Priti. Priti. Sigurisht që askush nuk e telefonoi “për pak”, siç i tha nipi i tij.

Nëse do e shoh sërish të ulur në lokal, ndonjë mbrëmje, do t’i ulem në tavolinë. Ndoshta do e bind të mëthërrasë “nip”, për faktin e thjeshtë se nëse gjyshi im do të ishte gjallë, do të jepja gjithçka vetëm të kaloja pak kohë me të. Gjyshërit nuk janë vetëm gjyshër të nipërve të tyre. Janë gjyshër të gjithë botës dhe mëvjen keq që i trajtojnë kështu. Më vjen keq të pranoj se vlera e dikujt po arrihet të kuptohet, kur ata nuk janë më gjallë. Është e trishtë që kemi arritur deri në këtë pikë

Back to top button