Thenie

Mençuria e Kinës së lashtë. “Nuk janë yjet ato që janë shumë larg, por shkallët për t’i arritur ato janë shumë të shkurtra”

Atë që krimbi e quan fundi i botës, pjesa tjetër e botës e quan një flutur.

Jepi një njeriu një peshk dhe do ta ushqesh për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do ta ushqesh për gjithë jetën.

Nëse ka zgjidhje, pse mërzitesh? Dhe nëse nuk ka zgjidhje, pse mërzitesh?

Ka dy gjëra të qëndrueshme që mund të shpresojmë t’ua lëmë trashëgim fëmijëve tanë: rrënjët dhe krahët.

Nuk janë yjet ato që janë shumë larg, por shkallët për t’i arritur ato janë shumë të shkurtra.

Kur bie shi budallai mallkon perënditë, i mençuri merr një çadër.

Buzëqeshja zgjat për një çast. Kujtimi i saj mund të zgjasë një jetë.

Sekreti për të jetuar gjatë është: hani gjysmën, ecni dyfish, qeshni trefish dhe dashuroni pa masë.

Ekzistojnë vetëm dy burra të përsosur: njëri ka vdekur dhe tjetri nuk ka lindur kurrë.

Nëse e doni diçka dhe e shihni me sytë e zemrës, do ta harroni shëmtinë e saj.

Dashuria është një shkallë mbi të cilën perënditë zbresin tek ne dhe ne ngrihemi tek ato.

Ai që pyet është budalla për pesë minuta, por ai që nuk pyet mbetet budalla përgjithmonë.

Eshtë e vështirë të bëhesh miq për një vit, por është shumë e lehtë të ofendosh një mik në një orë.

Të kesh fqinjë të mirë është si të kesh një shtëpi më të madhe.

Pavarësisht nëse je mbret apo një kryeministër, nëse je skifter grabitqar apo harabel i ndrojtur, nëse je i lirë nga dashuria mistike apo një vetmitar i devotshëm, deri kur ta njohësh veten do të jesh thjesht një mendjemadh.

Ka tri të vërteta: E vërteta ime. E vërteta jote, dhe e VERTETA.

Back to top button