Psikologji

“Miqtë nuk mund të të çojnë asnjëherë deri në pikën ku të çon talenti”

“Kam punuar si kamarier, si punëtor krahu, si shpërndarës i pakove të Krishtlindjeve, si roje në hyrjet e diskotekave, si shoqërues i fëmijëve nga shkolla deri në hyrjet e shtëpive. Shtëpia ime e parë ishte njëapartament 30 metra katrorë, por që mua mua dukej si një pallat.

Më është dashur shumë kohë që të arrija të bëja vetëm profesionin e aktorit. Kam bërë një sërëprofesionesh të tjera për të paguar qeranë e shtëpisë, ose për t’u ushqyer. Por nuk e mendoja asnjëherë se bota nuk e njihte aftësinë time, thjesht mendoja se nuk kishte ardhur momenti i duhur për të arritur atje ku duhet të arrija.

E kam bërë rolin e aktorit përherë me kënaqësi. Jam i vetëdijshëm që e kam arritur gjithçka vetë, pa pasur ndihmën e askujt. Nuk më ka ndihmuar asnjë person me një rekomandim, një shtysë, një fjalë apo njëtelefonatë për në kompanitë kinematografike. Edhe në botën e aktrimit ekzistojnë gjëra të tilla, sikurse nëçdo profesion tjetër, por zgjasin pak. Miqtë në këtë profesion nuk mund të të çojnë asnjëherë deri aty ku tëçon talenti”. – Pierfrancesco Favino

Për të arritur atje ku dëshirojmë, ndonjëherë rruga nuk është e lehtë dhe duhet të përballemi me një sërëvështirësish. Jua sjellim në vëmendje këtë artikull për t’ju kujtuar se, nëse jeni duke bërë një punë që nuk e pëlqeni, nuk ka asgjë të keqe. Mendoni pozitivisht. Ajo është thjesht një punë e përkohshme për tëarritur atje ku synoni të arrini. E rëndësishme është që nuk po bëni punë jo të ndershme.

Shoh përditë plot studentë, të cilët gjatë studimeve bëjnë punë të ndryshme nga ato, për të cilat po studiojnë. Duken kaq të stresuar dhe dua t’i jap një mesazh. Mos u stresoni, është diçka e përkohshme. Është e vërtetë që nuk vleni për punën që bëni. Vleni shumë më shumë dhe meritoni më shumë. Koha do ta tregojë këtë gjë, ama deri atëherë jini krenarë për veten pasi po i siguroni vetë të ardhurat tuaja dhe nuk po i mundoni prindërit tuaj. Ju po punoni e po studioni, po bëni një sakrificë të madhe, ndaj motivojeni veten për të vazhduar përpara dhe keni për ta parë se një ditë mundimi juaj do t’ju shpërblehet.

Back to top button