Magazine

Na ishte njëherë e një kohë zyra…

Nga Riccardo Luna

Në Trienalen e Milanos, në periferinë e një ekspozite të bukur mbi gjërat që nuk i dimë se nuk i dimë, është një foto e vitit 1964:Sipër fotos një dizanjer ka shkruar me shkronja të mëdha, ndarjen e kohës tonë:8 orë punë, 8 orë gjumë dhe 8 orë kohë të lirë.

Ose koha kur jemi të çliruar, siç thuhej në atë kohë kur shkurtimi i orarit të punës shihej me të drejtë si një arritje. Tamam një çlirim. Në epokën aktuale dixhitale, kjo ndarje në pjesë të barabarta të ditës sonë nuk zgjat më për ca kohë.

Dhe kjo vetëm sepse shumë njerëz nuk flenë më 8 orë për shkak të stresit, por edhe sepse janë gjithnjë e më të paqarta kufijtë midis punës dhe kohës së lirë. Puna e zgjuar (smart working) e ka përshpejtuar këtë dukuri. Dhe për shumë njerëz, zyra është bërë një dhomë në shtëpi, apo edhe një stol në një park.

Për pasojë, po zhduket institucioni i zyrës. Fillimisht ai u braktis nga punonjësit , të cilët preferojnë të punojnë duke i menaxhuar detyrat e tyre në punë në një mënyrë më fleksibël, për të mos e penalizuar familjen. Tashmë janë kompanitë, atopo i mbyllin dhe shesin zyrat për të kursyer kostot, që kanë filluar të bëhen të pakuptimta.

Është një tendencë po prek të gjitha kompanitë e mëdha. Në Itali më i fundit në listë ështëtelevizioni shtetëror, RAI, që zotëron një portofol të madh dhe shpesh të vjetëruar të pasurive të paluajtshme, dhe që pjesërisht do të përfundojë në treg.

Shumë shpejt do të ketë tavolina të përbashkëta për punonjësit. Quhet desk sharing dhe ështënë fakt është një bashkëpunim (coworking) i shpikur në Silicon Valley rreth 10 vjet më parë. Me pak fjalë, po i vjen fundi një epoke, e cila sipas disa kanuneve moderne nisi në vitin 1903 kur arkitekti i madh Frenk Lloid Rajt projektoi zyrën e parë të një kompanie të madhe në Bufalo, afër Nju Jorkut.

Ambientet ishin të destinuara për vendet e punës së përditshme, me ajër të kondicionuar dhe metualete për punonjësit. Zyra ishte pra një institucion i shekullit XX-të. Për më tepër, ajo ishte një aspiratë. Një simbol që dikush e kishte një punë.

Dhe sapo zyra ishte e jotja, aty vendosje foton e bashkëshortes, vizatimet e bëra nga fëmijët nështëpi, por edhe ndonjë vazo me lule për ta bërë atë disi më intime. Tani janë shtëpitë ato që kanë filluar të duken si zyra, me kompjuterët dhe printerat e vendosur në dhomën e gjumit. Gjithsesi duhet që të vendosen disa kufij. / “Repubblica.it” – Bota.al

Back to top button