MagazineShkence

Një studim shqetësues për rreziqet e “Big One” – “mëma” e gjithë tërmeteve në Kaliforni

Ndodhi në vitin 1812: çarja e Sant’Andreas dhe San Jacintos në Kaliforni, vepruan si përsëritëse të tërmetit. A mund të ndodhë sërish?

Screen Shot 2016-03-17 at 09.24.51

“Big One” është “mëma” e gjithë tërmeteve: si një Shpatë e Demokleut, ajo rri mbi kryet e Kalifornisë. Sa i madh është risku për popullsinë?

Kalifornianët dinë shumë mirë të jetojnë në afërsi të të çarave (fraktura të kores së tokës) të rrezikshme, që duke lëvizur mund të shkaktojnë tërmete me shkallë të lartë. Por nëse hipoteza e re e hedhur nga gjeologu Julian Lozos (California State University – Northridge) është e saktë, rreziku është shumë më i madh nga sa është menduar deri më sot.

Deri më sot mendohej se të çarat kaliforniane, sidomos ajo e Sant’Andreas (San Andreas Fault, e cila zgjatet për 1300 km, diçka më pak se e gjithë Kalifornia) dhe ajo e San Jacintos, pranë të parës në pjesën jugore, prodhojnë lëkundje, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Kjo gjë do të shkaktonte tërmete të fortë, por jo më të lartë se ata të shkallës 6 apo 7 Rihter.

SHTYTJE SIZMIKE

Studimi i Lozos duket se demonstron që të dy të çarat mund të lëvizin njëkohësisht, duke e rritur madhësinë e tërmetit të paktën deri në 7.5. Dallimi i vogël në vlerë nuk duhet të na gënjejë, sepse shkalla Rihter mat energjinë mekanike të një ngjarjeje sizmike dhe është logaritmike, jo lineare: një gjysmë gradi nënkupton një energji shumë më të madhe se sa gjysmë gradi më pak.

Studimi i Lozosit bazohet në një model tërmeti të shkallës 7.5 që goditi jugun e Kalifornisë në vitin 1812: studiuesi thotë se tërmeti filloi në të çarën e San Jacintos, pranë Mystic Lake, dhe më pas u përhap drejt veriut për të “kërcyer” tek e çara e Sant’Andreas dhe pr të vazhduar drejt veriut.

“Nëse një tërmet i tillë do të përsëritej sot, pasojat do të ishin shkatërrimtare”, ka shpjeguar Lozos, “sepse e çara e San Jacintos përshkon disa qytete dhe amplifikimi i fenomenit do të ishte katastrofik”.

Nga një e çarë në tjetrën

Si është e mundur që një tërmet “të kërcejë” nga një e çarë në tjetrën? Lozos thotë se frakturat e të njëjtit rajon i nënshtrohen shtytjeve gjeologjike të ngjashme: nëse njëra mbërrin në pikën e këputjes, duke shkaktuar një sizmë, është e mundur që energjia e prodhuar mund të vërë në lëvizje një të çarë aty pranë, pasi edhe ajo ndodhet në limitet e energjisë që mund të akumulojë.

Jo të gjithë e pranojnë hipotezën e Lozos. John Vidale, drejtor i Rrjetit Sizmik të Paqësorit, thotë se nuk ka prova të mjaftueshme as për të zmadhuar rrezikun sizmik të zonës, as për të riparë ato që dimë mbi fizikën e tërmeteve./bota.al

Leave a Reply

Back to top button