Your Life

Nuk mund të përshkruhej më bukur. “Gratë në sytë e një burri” nga Paolo Coelho

“Nuk ka rëndësi se sa peshon, është joshëse të prekësh, përqafosh dhe përkëdhelësh trupin e një gruaje. Të dimë se sa kile je në të vërtetë, ne burrave nuk na shkakton asnjë lloj emocioni. As ia kmi idenë se çfarë mase je, apo nëse je apo nuk je në formë. Interesi ynë është i drejtuar nga një tjetër formë. Për shembull, nëse forma është mandolinë… shumë mirë.

Nuk ka rëndësi se ç’mase je në centrimetra, është çështje proporcionesh, jo masash. Një grua e ardhurmirë duhet të jetë e rrumbullakët dhe prej mishi. Ky është ai lloj trupi që ne, pa dyshim, e vëmë re nësekondë. Vajzat e holla që sfilojnë nëpër pasarela ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët, të cilët me sa duket i urrejnë gratë dhe bëjnë konkurrencë me to. Modelet e tyre janë vetëm ca fije kashte. Grimi ështëshpikur që fratë ta përdorin. Përdoreni! Po të qe për fytyra vetëm të lara me ujë dhe sapun, na mjaftojnëtonat. Fundet janë shpikur për të nxjerrë në pah këmbët tuaja fantastike.

Nëse natyra ju ka falur këto forma, ka një arsye përse e ka bërë dhe e përsëris, neve na pëlqeni kështu. Tëmbulosh këto forma është njësoj si të mbash divanin më të mirë të shtëpisë në bodrum. Është ligj i natyrës që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, kërkojnë pastaj një të dashur prej mishi, simpatike dhe të shëndetshme. Gocat e reja janë të lezetshme, por ato pas tëdyzetave janë ç’janë. Për shumë prej tyre jemi gati të marrim Atlantikun me not.

Trupi ndryshon, rritet. Mos u çmend vetëm pse nuk të bën më fustani që kishe, kur ishte tetëmbëdhjetëvjeçe. Një grua 45-vjeçare që hyn në fustanin që kishte kur ishte 18, ose ka probleme zhvillimi, ose ështëduke u vetëshkatërruar. Neve na pëlqejnë gratë që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë tëkontrollojnë ndjenjat e tyre të fajit.

Na pëlqejnë ato që kur duan të hanë, hanë me shije (dieta fillon pas shtatorit, jo më parë), dhe kur duan tëmbajnë një dietë e mbajnë gjithë gëzim, pa dhunuar veten dhe pa vuajtje. Kur janë në intimitet me partnerin e shijojnë ngadalë, kur duan të blejnë diçka e blejnë, dhe kur duan të kursejnë kursejnë.

Disa rrudha në fytyrë, disa çarje në bark, ca smaliatura nëpër këmbë nuk të bëjnë më pak të bukur. Janëdëshmi që keni bërë diçka në jetën tuaj dhe që nuk keni fjetur brenda në naftalinë, apo keni kaluar jetën nëpër qendra estetike. Keni jetuar!

Trupi i gruas është zonë e shenjtë e shtatzënisë së gjithë njerëzimit, që aty është ushqyer dhe rritur dhe, pa dashur, ka shkaktuar ca smaliatura, çarje dhe të tjera shenja që bëjnë pjesë në procesin që na ka mbajtur tëgjallë. Prandaj kujdesuni për ne, kujdesuni për veten dhe dashuroni. Kjo është bukuria!” – Paulo Coelho

Back to top button