Bota

Obama sfidon Izraelin: “T’i thuash jo dy shteteve, pengon paqen”

Screen Shot 2015-03-22 at 14.43.31“Mosnjohja e zgjidhjes me dy shtet për konfliktin izraelito-palestinez nga ana e kryeministrit Netanjahu para zgjedhjeve e bën të vështirë gjetjen e një rruge drejt negociatave për të zgjidhur cështjen”. E ka deklaruar presidenti i SHBA, Barak Obama në një intervistë për Huffington Post.

Obama i referohej telefonatës që i ka bërë Netanjahut të enjten, dy ditë pas rizgjedhjes së tij: “I thashë se ne vazhdojmë të besojmë se një zgjidhje me dy shtet është e vetmja rrugë për sigurinë afatgjatë të Izraelit, nëse dëshiron të jetë një shtet edhe hebre, edhe demokratik”, ka thënë Obama. I cili ka shtuar: “I thashë se duke patur parasysh deklaratat e tij para zgjedhjeve do të jetë e vështirë të gjendet një rrugë në të cilën njerëzit mund të besojnë seriozisht se negociatat janë të mundshme”. Në fund presidenti i SHBA ka folur edhe për Iranin dhe negociatat për bërthamoren: “Irani nuk ka bërë ende gjithë lëshimet që janë të nevojshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Por kanë lëvizur dhe një mundësi ekziston”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button