Sport

“Pse jeton akoma mamaja jote me ty?” Përgjigjia e Cristiano Ronaldos do t’ju lërë pa fjalë

Cristiano Ronaldo njihet në mbarë botën për talentin e tij në futboll, por edhe për shumë zgjedhje me vend që ka bërë në jetën e tij. I pyetur nga një gazetar se pse jetonte ende mamaja e tij me të dhe pse ai nuk i ndërtonte një shtëpi private të sajën, futbollisti u përgjigj:

“Mamaja ime më ka rritur duke sakrifikuar jetën e saj për mua. Shkonte në shtrat e uritur, me kusht që të më ushqente mua. Nuk kishim lekë për asgjë. Punonte 7 ditë në 7, madhe edhe natën duke hekurosur rrobat e të tjerëve, për të më plotësuar mua kushtet. Me ato punë të lodhshme më ka blerë mua takat e para të futbollit, në mënyrë që të luaja si një lojtar i barabartë me të tjerët. Gjithë suksesi im i dedikohet asaj. Për aq kohë sa mamaja ime do të ketë jetë, do të jetë përherë pranë meje, duke pasur gjithçka që i duhet. Ajo është streha ime dhe dhurata ime më e madhe”.

Ky është një ndër mesazhet më të vlefshme për shumë të rinj që në ditët e sotme preferojnë t’i çojnë prindërit e tyre në shtëpi sociale, ose të largohen vetë në shtëpi me qera, vetëm për të mos u kujdesur për prindërit. Për aq kohë sa prindërit sakrifikojnë për të gjithë ne për të na rritur e shkollur, kemi sadopak detyrim moral t’u shërbejmë në momentin që punësohemi vetë.

Sigurisht që Ronaldo të ëmës mund t’i sigurojë disa shtëpi të sajat, ama sakrificat që e ëma ka bërë për të, nuk mund të shlyhen me lekë. Sakrificat e saj dhe të gjithë prindërve nuk mund të shlyhen me lekë dhe as mund të barazohen me vetminë e të jetuarit vetëm.

Back to top button
Close
Close