Zodiak

Shenjat e horoskopit që bëjnë mirë të mos lidhen me njëra tjetrën. Nuk kanë përputhshmëri…

Çdo shenjë mund të dashurohet me çdo shenjë tjetër. Por sipas përputhshmërisë së horoskopit, jo të gjitha lidhjet e dashurisë shkruhen në yje. Më poshtë mund të lexoni për shenjat më të papajtueshme që bëjnë mirë mos të lidhen me njëra-tjetrën.

  1. Dashi dhe Gaforrja

Dashi pëlqen të lëvizë shpejt dhe të përfitojë nga romanca e momentit. Çfarë mund të jetë më mirë sesa ta ndiesh shkëndijën e lidhjes? Por kjo gjë nuk funksionon fare për Gaforret, të cilët janë sentimentalë dhe kanë nevojë për kohë për të krijuar besimin e duhur. Për ta, romanca është një vepër arti, – ato gjeste të zhytura në mendime dhe shaka të brendshme që partnerët ndërtojnë së bashku me kalimin e kohës. Deri në momentin kur një Gaforre është mjaft rehat për t’u angazhuar, Dashi ka supozuar se Gaforrja nuk ishte aq e përfshirë në njohje dhe ka vazhduar përpara me jetën e vet.

  1. Binjakët dhe Akrepi

Mendja e lirë e binjakëve mund t’i bëjë ata të kenë mendime në dukje kontradiktore, të cilat mund ta trondisin një Akrep. Akrepi dëshiron të dijë se ku është dhe çfarë po bën partneri i tyre në çdo kohë. Akrepat janë tipa më të qëndrueshëm në një lidhje dhe duan rehatinë dhe rutinën e njëjtë. Ndërkohë, Binjakët janë më të rehatshëm në një mjedis dinamik, duket sikur i mbyt rutina, ndaj këto dy shenja nuk kanë shumë përputhshmëri me njëra-tjetrën.

  1. Bricjapi dhe Shigjetari

Nëse cilësitë e një Bricjapi mund të përmblidheshin me një fjalë, ajo fjalë do të ishte “profesionist”. Ata janë punëtorë, ambiciozë dhe fjalëpak. Janë seriozë në atë që duan, gjë që mund t’i bëjë partnerë tepër romantikë dhe të besueshëm. Shigjetari, nga ana tjetër, është më shumë i dhënë pas çdo experience të re dhe eksperimenti tek vetja. Ata e dinë se mund të magjepsin të gjithë në dhomë aq sa t’ia falin çdo çmenduri që mund të bëjnë. Përveç një Bricjapi. Një Bricjap nuk mund t’ju falte përherë, pasi nuk është tip aventurier.

  1. Demi dhe Ujori

Demi i horoskopit është i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, veçanërisht në çështjet romantike. Kjo do të thotë romancë dhe besueshmëri për disa dhe pengesë për të tjerët. Për Ujorin, të bësh të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë është një ftesë për mërzitje. Ujori tërhiqet mbi të gjitha nga origjinaliteti, dhe ka nevojë nga personi që takon, që t’i stimulojë ata intelektualisht dhe artistikisht. Për Demin, kjo tingëllon si energji e humbur.

  1. Luani dhe Peshqit

Peshqit e ndjeshëm janë të mbushur me mençuri dhe ndjeshmëri për të tjerët. Ndërsa Luanët e guximshëm janë të mbushur me dashuri për veten dhe besnikëri ndaj të afërmve të tyre – dhe kërkojnë jo më pak tek një partner. Luani gjithmonë revoltohet përballë situatave negative, ndërsa Peshqit mundohen që tek gjithçka të gjejnë anën pozitive. Kjo është arsyeja se pse këto dy shenja nuk është se kanë përputhshmëri shumë të mirë me njëra-tjetrën.

  1. Virgjëresha dhe Peshorja

Virgjëresha është një nga shenjat më të zgjuara në të gjithë horoskopin (Unë që nuk jam një Virgjëreshë), dhe kjo vjen nga natyra e tyre e patundur realiste. Për ta, edhe ngjarjet më të vështira të jetës është e mira të përballen me integritet dhe humor. Kjo mund të duket lehtësuese për disa, por për romantiken e zodiakut, Peshoren, nuk duket edhe aq. Peshoret janë optimiste në dashuri dhe në jetë, dhe priren të besojnë se pothuajse gjithçka është e mundur nëse punojmë së bashku. Por ajo që Peshorja e gjen si frymëzuese duket tërësisht naive për Virgjëreshën.

Back to top button
Close
Close