Zodiak

Shenjat që e konsiderojnë veten zota të arsyes dhe nuk i pranojnë kurrë gabimet

Dashi

Të lindurit e dashit mendojnë se zotërojnë logjikën më perfekte dhe kur nisin një diskutim, nuk dorëzohen, pavarësisht se ç’thotë personi tjetër. Nëse fillojnë një grindje, ata largohen vetëm kur ndihen fitimtarë, duke mos u kthyer më kurrë pas në deklaratat dhe bindjet e tyre, edhe nëse thellë në zemër e dinë që e kanë gabim.

Duan gjithmonë të kenë fjalën e parë dhe të fundit, ndaj duhet guxim për të qenë miqtë e tyre sidomos kur nxjerrin në pah zemërimin dhe anën e keqe.

I keni parasysh ata njerëz të cilët lejojnë që ngjarjet personale t’u prekin të gjitha sferat e tjera të jetës? E po kjo është tipike e shenjës së Dashit. Por qëndroni të qetë, ata nuk jetojnë duke ushqyer urrejtje, menjëherë pas luftës ata fillojnë të sillen normalisht.

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë një personalitet të vështirë për t’u përballuar, jo të gjithë janë mjaftueshëm të duruar për të bashkëjetuar me kapriçiot e tyre kur ndihen të mërzitur. Janë shumë metodikë, duan të kenë gjithçka nën kontroll, përfshirë dhe problemet e diskutimet në të cilat marrin pjesë.

Nuk janë pak ata që preferojnë të hyjnë në diskutim me këtë shenjë, pikërisht sepse e dinë që do të duan të japin mendimin e tyre për gjithçka, duke i ndërprerë ose duke dashur të marrin pjesë në dialogje.

Ata kurrë nuk i pranojnë gabimet e tyre, edhe kur e dinë që nuk kanë të drejtë, duan që tjetri ta dëshmojë këtë, t’u tregojnë që e ka gabim në çdo shkronjë.

Ujori

Në astrologji, shumë besojnë se ka dy tipe Ujorësh; ata që dinë shumë mirë të komunikojnë dhe që përdorin eksperiencat e të tjerëve si një mënyrë për të evoluar personalisht, kurse nga ana tjetër ata që besojnë se mënyra e tyre e të menduarit është më inteligjentja, më kreativja dhe superiorja.

Me këta të kategorisë së dytë, diskutimet bëhen shumë komplekse sepse tentojnë të jenë shpërthyes, duke thënë shumë gjëra, jashtëzakonisht shpejt, pa asnjë lloj filtrimi apo modelimi dhe pa i lënë një pauzë tjetrit në mënyrë që të shfaqet dhe ai.

Mendojnë se opinioni i tyre është gjithmonë i drejtë, për të mos përmendur që as nuk janë të interesuar në atë çka thotë tjetri, duke mos treguar interes për argumentet e tij.

Back to top button
Close
Close