Letersi

“Sikur s’jetoj në vendin tim”, poezia e trishtë e Dritëro Agollit

“Sikur s’jetoj në vendin tim”

Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po n
ë një vend të huaj dhe të largët
N
ë një qytet me buba dhe me minj
Mes mureve t
ë rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri sht
ëpia, kur jam vetëm
Kur shiu
në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma b
ën jetën.

Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi
çdo çast me njëri tjetrin
S’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
Ve
ç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash n
ë themelet
Pastaj do tundet toka n
ë tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh
ë e do zgërdheshet.

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njer
ëz
Kjo m
ë lëndon dhe shpirtin ma gërvisht
M
ë bën të qaj si nxënës prapa deres.

Back to top button