Thenie

“Suksesin arrin ta kuptosh vetëm në momentin, kur e humbet”. Thënie të veçanta nga Gianni Morandi

“Herë pas herë shoh fëmijët e mi dhe të rinjtë e tjerë dhe ndihem në faj. Kemi shkatërruar ambientin, idealet. Edhe nëse mundohemi t’i riparojmë, dëmet qëndrojnë”.

Më tepër se sa suksesi, është i rëndësishëm menaxhimi i famës”.

“Eliksiri im quhet kuriozitet. Kam ende nevojë të bëj një sërë gjërash: të shkruaj këngë të reja, të bëj njëtur të ri muzikor, të vazhdoj të udhëtoj nëpër Itali”.

Nëse je përtokë, mos u zvarrit asnjëherë. Nëse të thonë se ke marrë fund, mos i beso. Duhet të bazohesh vetëm tek mendimi yt për veten”.

“Të shesësh miliona kopje nuk të bën më të qetë. Të jesh i lumtur me çfarë je duke bërë, të kënaq mëtepër”.

“Kur je i famshëm, ndihesh i plotfuqishëm. Të duket vetja sikur kushedi çfarë je”.

“Kur pashë dhimbjen e njerëzve që qëndronin në Lourdes, fundi ku mendoja se kisha arritur, më dukej si një parajsë. Kur dikush thotë “kam arritur fundin”, nuk e ka realisht parasysh se kush është me të vërtetëfundi”.

Suksesin arrin ta kuptosh vetëm në momentin, kur e humbet, edhe pse vështirë se rikthehet sërish suksesi në rrugën e jetës”.

“Unë mundohem të jem i ndershëm me karrierën time dhe e di që nga viti 1962 në vitin 1971, ajo që ka funksionuar ka qenë personazhi im, më tepër se sa këngëtari Morandi. Ajo ishte një periudhë, kur vlerësohesh vërtet si një këngëtar”.

“Më vjen keq për diçka që kam mësuar së fundmi: çdokush mendon vetëm për vete”.

Back to top button