Motivuese

“Synoni gjithmonë lart, punoni fort dhe interesohuni thellësisht për çfarë dëshironi të arrini”

Në këtë artikull, ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të Hillary Clinton, ish zonjës së parë të SHBA dhe njëkohësisht ish sekretares së SHBA gjatë presidencës së Barack Obama.

“Mos dysho asnjëherë se ti vlen dhe je i/e fuqishëm/fuqishme. Ti meriton çdo mundësi të mundshme të botë për t’i arritur ëndrrat e tua”.

“Ne duhet të sigurojmë barazi në pagesa dhe mundësi për gratë dhe vajzat, duhet të sigurojmë një realitet ku të drejtat e femrave të jenë të drejtat e gjithë njerëzve”.

“Merri kritikat seriozisht, por jo personalisht. Nëse ka diçka të vërtetë tek kritikat, mundohu të mësosh diçka prej tyre. Në të kundërt, lëri t’i thonë kritikat që kanë për të thënë dhe mos i merr aspak parasysh”.

“Në këtë botë dhe në botën e të nesërmes, ne duhet të ecim përpara ose së bashku, ose të mos ecim fare”.

“Synoni gjithmonë lart, punoni fort dhe interesohuni thellësisht për çfarë dëshironi të arrini”.

“Shumë femra, në shumë vende, flasin të njëjtën gjuhë, atë të heshtjes”.

“Çdo moment i humbur duke menduar për të shkuarën, na ndalon për të ecur përpara”.

“Bëj çdo të mirë që mund të bësh, për gjithë njerëzit që mundesh, në çdo mënyrë që mundesh, për aq gjatë sa mundesh”.

“Unë kam luftuar gjithë jetën time që femrat të bëjnë zgjedhjet e tyre, në jetën personale dhe profesionale. Unë i kam bërë zgjedhjet e mia”.

“Jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar duke menduar se çfarë mund të kishte ndodhur”.

Back to top button