Magazine

“Unë pashë lulet e para”. Poezi plot ndjenja kushtuar dashurisë së parë nga Ismail Kadare

Autori i njohur shqiptar në këtë poezi i kushton vëmendje të veçantë dashurisë së parë. Ai shprehet se çdo gjë ndryshon, pemët lulëzojnë dhe më pas vyshken. Zogjtë shtegtarë kthehen dhe largohen nga vendi. Ama vetëm ajo nuk ndryshon, dashuria e parë. Sado gjëra të ndryshojnë në jetë, prapë dashuria e parë të kalon nëpër mend, teksa sheh diçka në përditshmëri që ta kujton atë. Kjo është një poezi “himn” kushtuar dashurisë së parë, për vetë vlerën që ajo ka në jetën e secilit prej nesh.

“Unë pashë lulet e para”

Unë pashë lulet e para
që çelen kudo përmbi dhe
Pashë zogjtë e parë shtegtarë
q’u kthyen sërishmi tek ne

Në brigje, në kopshte, në ara
gjithçka është e parë, gjithçka
Ndërmend dashuria e parë
ato kur i pashë më rà.

Do vyshken të gjitha të parat
dhe prap do kthehen ato
përveç dashurisë së parë
as vyshket, as kthehet ajo…

Back to top button