ZZZFun

Zgjidhni një prej këtyre simboleve dhe zbuloni frikën tuaj më të madhe

Të gjithë kemi frikë, disa më shumë dhe disa më pak… por pa dyshim që kjo ndjesi luan një rol të madh në jetën tonë.

Hidhini një sy imazheve të mëposhtme dhe zgjidhni simbolin që ju tërheq më shumë. Ai do të zbulojë një ndër frikërat tuaja, për të cilën mund të mos jeni në dijeni.

Nëse keni zgjedhur:

Syrin

Mënyra se si ju shohin të tjerët varet nga mënyra se si e jetoni jetën tuaj. Edhe pse keni aftësinë për t’u lidhur me njerëzit, jeni më të shqetësuar për idenë se të tjerët po ju gjykojnë. Keni frikë se njerëzit flasin vazhdimisht për atë që bëni në jetë, prandaj ata ju pengojnë të jetoni plotësisht vetja.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për është të punoni me vetëvlerësimin.

Rrotën

Keni frikë se mos ngecni në vend dhe nuk e shijoni dot jetën. Për ju, jeta nuk ka të bëjë vetëm me ekzistencën dhe përsëritjen e gjërave, por ende nuk dini si ta jetoni atë plotësisht. Dëshironi që çdo ditë ta keni pushim dhe jo vetëm dy herë në vit.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten është të përpiqeni të zbuloni se çfarë doni më shumë në jetë dhe çfarë ju bën të lumtur.

Lulen

Frika juaj më e madhe është dështimi. Keni frikë të mos jeni në gjendje të arrini qëllimet tuaja. Rreziqet mund t’ju ndihmojnë të zbuloni gjëra që nuk do t’i kishit vënë re.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten është të hyni brenda dyerve që ju hapen.

Degët

Nëse degët ishin zgjedhja juaj e parë, keni frikë nga plakja. Për ju, pleqëria është një sinonim për vdekjen. Nuk doni të jetoni përgjithmonë, por patjetër dëshironi të qëndroni të rinj për aq kohë sa të jetë e mundur. Gjithashtu dëshironi që të gjithë të dashurit tuaj të jenë pranë jush, të rinj dhe të shëndetshëm.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për veten është të pajtoheni me ciklin e jetës dhe të vazhdoni përpara.

Back to top button
Close
Close