ANTI-FAKE NEWSEtikNet

6 rregulla për të mos u mashtruar nga lajmet e rremë në Internet

screen-shot-2016-12-11-at-9-03-06-pm

Ja gjashtë pyetjet që duhet të bëni, nëse doni të mos bini pre e mahtrimeve nga lajmet online.

  1. Sa i besueshëm është ai që e bën pohimin? A është kompetent dhe ekspert mbi temën?
  2. A ka pohimi një koherencë, apo bie ndesh me kriteret më elementarë të logjikës?
  3. A është verifikuar nga të tjerët? (Një studim shkencor është testuar, apo mbetet një teori?)
  4. Ndokush është përpjekur ta shpjegojë në mënyra të tjera? Me fjalë të tjera: a mund të ketë një tjetër shpjegim për atë fenomen të jashtëzakonshëm? Për shembull: në rastin e shfaqjes së një UFO-je, a janë marrë në konsideratë shpjegime të tjera të mundshme përpara se një gjë të pazakontë ta quajmë UFO?
  5. A ka patur prova konkrete? Për shembull: kush e ka përhapur teorinë, sipas të cilës avionët që goditën Kullat Binjake në Nju Jork ishin të radiokomanduar, a ofroi edhe ndonjë provë?
  6. A ka motive personale në themel të disa pohimeve? Për shembull: a është e mundur që një person që boton lajme mbi veprime kriminale duke ua atribuar gjithmonë të huajve, të jetë duke i manipuluar?/bota.al

Ky material është përkthyer nga Bota.al, në kuadër të Projektit EtikNet

Leave a Reply

Back to top button