AnalizaBotaEkonomi

A po kërcënon FMN të sabotojë marrëveshjen e fundit mbi borxhin grek?

IMF-greece
Nga Rob Garver “Fiscal Times”
Për të gjithë ata që po flasin, duket se gjërat po shkojnë në atë drejtim, nëse në fakt nuk duket sikur pjesëmarrësit kryesorë në negociatat për shpëtimin e ekonomisë në agoni të Greqisë, kanë qejf të dëgjojnë  edhe për veten e tyre. Si rezultat i kësaj, marrëveshja për të shpëtuar Greqinë për herë të tretë dhe arandaluar e saj largimin e saj nga eurozona, është sërish e
rrezikuar.
Dy javë më parë, teksa negociatat mbi një plan shpëtimi ishin duke përfunduar, dhe parlamenti grek po përgatitej për të votuar pro ose kundra saj, një letër e stafit drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, qarkulloi në shtypin financiar.
Aty vlerësohej negativisht përmbajtja e marrëveshjes, ndërsa arrihej në përfundimin se e vetmja mënyrë për të ringjallur ekonominë greke, në një pikë në të cilën ajo mund të mbajë veten pa patur nevojë të marrë hua të reja, ishte falja e një sasie të madhe të borxhit të papaguar të vendit.
Dokumenti shprehej se supozimet që mbështesnin marrëveshjen ishin rozë, deri në pikën e të qenit absurde. Për shembull, “Greqia pritet të ruajë teprica primare për dekadat e ardhshme, në nivelin 3.5 për qind të PBB-së. Pak vende kanë arritur ta bëjnë këtë”.
Gjithashtu, “supozohet ende që Greqia të kalojë nga vendet me normën më të ulët, tek ato me rritjen më të lartë të produktivitetit dhe të fuqisë punëtore në zonën e euros, çka do të kërkojnë reforma shumë ambicioze dhe të durueshme”.
Pra, nuk duhet të ketë habitur kërkënd kur të enjten vonë, u zbulua se FMN-ja do të refuzonte dhënien e çdo lloj kredie ndaj Greqisë, sipas kushteve që ishin marrë në konsideratë në marrëveshje. Drejtuesja e FMN-së, Christine Lagarde, përsëriti shqetësimet e Fondit gjatë një konference “virtuale” për mediat.
“Ne ndodhemi në një situatë, ku e kemi analizuar borxhin grek si të paqëndrueshëm”-tha ajo. “Mendoj se e kam ritheksuar vazhdimisht, se që Greqia të ketë sukses dhe çdo program të funksionojë, kërkohet një ristrukturim i rëndësishëm i borxhit. Kështu që unë nuk mendoj se ne kemi ndryshuar qëndrim. Dhe ne do të qëndrojnë në këto pozita, pasi po shndërrohet në një pikëpamje zakonisht të pranuar, se me një borxh që është mbi 170 përqind të PBB dhe mund të mbërrijë një kulm të ri prej 200 përqind, të paparë në historinë e vendit, është e pashmangshme që ekziston një element i ristrukturimit të borxhit”.
Lagarde vazhdoi të theksonte se përveç adresimit të borxhit, Greqia gjithashtu ka nevojë për të ndërmarrë ndryshime thelbësore fiskale, rregullatore dhe strukturore. Megjithatë, më vonë gjatë ditës, një zyrtar i FMN-së i cili informoi gazetarët në një konferencë, ishte më specifik. Stafi i FMN-së dhe bordi i saj i drejtorëve, do të mbështesnin vetëm një plan që rezulton në një “qëndrueshmëri afatmesme” për ekonominë greke.
“Ju nuk mund të keni një qëndrueshmëri të borxhit afat-mesëm, ndërsa pjesët e tjera të programit  janë të paqëndrueshme. Pra, duhet të jetë programi i përgjithshëm që duhet të jetë i qëndrueshëm, por në fakt kjo bie poshtë, edhe nëse borxhi është i qëndrueshëm”- theksoi zyrtari. Ai vijoi më tej se “stafi i Menaxherëve qartazi nuk do t’i nënshtrohet Bordit, dhe unë jam i sigurt se ky i fundit nuk do të dëshirojë të miratojë, një program që nuk i plotëson kriteret normale për qasje në burimet e Fondit, dhe kriteri normal është pasja e një qëndrueshmërie afatmesme”.
Mosgatishmëria e FMN-së, për të marrë pjesë në një paketë ndihme, që nuk përfshin një lehtësim të konsiderueshëm të borxhit është potencialisht vdekjeprurëse për paktin. Gjermania, një nga lojtarët kyç në negociata, ka paralajmëruar se nuk ka gjasa që të marrë dakordësinë e Bundestagut për këtë marrëveshje, pa pjesëmarrjen e FMN-së.
Kjo qasje vë ndërkaq në rrezik aftësinë e Athinës, për të kryer pagesën e këstit të rradhës së borxhit prej 3.2 miliardë eurosh në datën 20 gusht. Dështimi për ta bërë këtë pagesë, do të shkaktonte një tjetër krizë në eurozonë – diçka që të gjithë thotë se duan ta parandalojnë, por që tani vjen si një mundësi e veçantë.
Shqiperoi:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button