Teknologji

Autobusi pa pilot aksidentohet që në provën e parë

Një autobus i krijuar për te udhëtuar pa shofer në Las Vegas u përfshi në një aksident në ditën e parë të shërbimit.

Automjeti mbante disa pasagjerë kur u godit nga një kamion. Nuk u raportua asnjë i lënduar në incident, ndërkohë që autoritetet thonë se faji është i shoferit të kamionit.

Sipas BBC, pas këtij aksidenti ai mori një gjobë nga policia. Autobusi pa shofer përdoret për herë të parë në rrugët publike të Shteteve të Bashkuara.

Është krijuar për të transportuar pasagjerët në destinacione të njohura, duke përdorur një sistem nga Nasvya, një kompani franceze që teston tekonologjinë në Londër. Arrin të marrë rreth 15 njerëz dhe lëviz në një shpejtësi prej 45km/h. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button