Enciklopedike

AVENTURA SPIUNAZHI / Moe Berg, lojtar bejsbolli apo spiun poliglot?

moe bergMoe Berg luajti në një total prej 15 ndeshjesh në Ligën e Parë të Bejsbollit në SHBA, me Chicago White Sox, Cleveland Indians, Boston Red Sox, dhe Washington Senators, e megjithatë shumë pak arritje i pati në fushë. Megjithëkëtë, në 1934, pesë vite pasi u largua nga bejsbolli, Berg u mor për t’iu bashkua ekipit të yjeve amerikanë të bejsbollit në një udhëtim në Japoni. Shoket e ekipit dhe tifozët nisën të pyesin përse një lojtar me një niel kaq të dobët ishte përzgjedhur në ekipin e All-Star, bashkë me lojtarë të tillë të mëdhenj si Lou Gehrig de Babe Ruth. Përse ai u zgjodh nuk u bë kurrë e ditur, e megjithatë, në kohën që ekipi i All Star ishte në Tokio, Berg, që fliste japonisht u shkëput fshehtas dhe nisi të filmojë hapësirën qiellore të Tokios, portin e Tokios si dhe fabrikat e municioneve, që nga ndërtesat më të larta të qytetit.

I lindur n 2 kmars 1902 në Manhatan, me prindër ruso-hebrenj, Berg kish qenë gjithmonë një tip misterioz. Kur ishte 7 vjec, nisi të luajë bejsboll në një ekip lagjeje me pseudonimin që vetë e krijoi, Runt Wolfe. Një student brilant që fliste shtatë gjuhë, Berg u dërgua të studiojë gjuhët moderne në Princeton, ku vijoi të luajë bejsbooll, shpesh duke zgjedhur të flasë vetëm latinisht apo sanskritisht. Pavarësisht arritjeve akademike dhe intelektuale, Berg zgjodhi të luajë bejsboll për shkak të dashurisë për këtë sport. Biografët thonë se e gjithë karriera si lojtar profesionist bejsbolli ka qenë thjeshtë për të mbuluar aktivitetin e tij si spiun në shërbim të SHBA.

Në 1942, Zyra e Shërbimeve Strategjike e SHBA, paraardhësja e CIA, rekrutoi Moe Berg. Ai do të punonte për pothuajse dhjetë vjet. Misioni i tij i parë ishte në fakt një rrugë për të testuar gatishmërinë e liderëve politikë latino amerikanë për të marrë krahun e SHBA në rast lufte. Me kthimin nga Amerika Latine, Berg u bë një spiun i ngarkuar për të zbuluar aftësitë bërthamore të Gjermanisë Naziste, dhe ai qe pjesë e një misioni të mundshëm për vrasjen e Werner Heisenberg, drejtori i programit të bombës atomike në Gjermaninë naziste. Duke qenë se fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe qe në gjendje të përthithte informacione të komplikuar shkencorë, ai u dërgua në Zyrih për të marre pjesë në një leksion që Heisenberg jepte në lidhje me bombën atomike për autoritetet naziste. Berg vendosi se mundësia e nje bombe atomike nga nazistët qe e largët, dhe komploti i vrasjes u anulua.

Përpara se të vdiste në 1972, pa qenë asnjëherë i martuar, ai kish planifikuar të shkruante autobiografinë e tij, e cila kish thënë se do të zbulonte të gjithë detajet për karrierën e tij në spiunazh. Sidoqoftë, libri nuk u shkrua kurrë dhe historia e plotë e veprimtarisë së tij si spiun vdiq bashkë me të.

Leave a Reply

Back to top button