Teknologji

” Biosport” – kufjet e së ardhmes

Biosport_headphones_jpg

 

Këto janë kufjet e fundit që kanë dalë në tregun e teknologjive të fundit. Ato janë kufje të specializuara për fushën e sportit me qëllim inkurajimin dhe motivimin gjatë aktivitetit sportiv dhe stërvitjes. Nëpërmjet sensorëve që kanë arrijnë të kuptojnë  dhe të kthejnë përgjigje se kur po japim maksimumin gjatë stërvitjes dhe kur nuk jemi në gjendje të mirë.

Kufjet SMS Audoi’s Biosport janë të përbërë nga sensorë optikë biometrikë, janë të certifikura  nga IPX4 dhe janë edhe rezistente  ndja ujit dhe djerses. Ato mund të lidhen me telefonin inteligjentë  (smart phone) dhe nëpërmjet aplikacionit  Runkeeper janë në gjendje që të masin rrahjet e zemrës. Me telefonin lidhen nëpërmjet fishave dhe kokave me diameter rreth 3.5mm. Përgjate kokave kanë një panel komandimi që përdoruesi gjate përdorimit mund të komandoje muzikën sipas dëshirës, mund të ndryshojë volumin e zërit si dhe të kryejë shumë funksione të tjera.

Por nga drejtuesit e kompanisë është bërë e ditur që nuk kane ndonjë projekt për të nxjerrë në treg ndonjë seri me kufje wireless të këtij modeli pasi në statregjinë e tyre ata do të bazohen në teknologjinë e kufjeve me tela duke menduar se janë akoma në modë.

Sms Audoi’s  Biosport  pritet që të dalin në treg së shpejti dhe kane filluar dhe hamendësimet për sa i përket  cmimit që do të kushtojnë, por asgjë e saktë nuk është bërë e ditur nga kompania. Priten zhvillime të tjera gjatë ditëve në vazhdim deri ne daljen në treg të kufjeve të së “ardhmes”.

Leave a Reply

Back to top button