Magazine

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, divorci 400 milionë dollarësh

Screen Shot 2016-05-26 at 13.13.32Kur Brad Pitti dhe Angelina Jolie u lidhën në martesë në gusht të vitit 2014, pas një fejese dy vjecare, kishte një ndjesi se ceremonia super private ishte thjeshtë kurorëzimi i një angazhimi që ekzistonte më herët, dhe jo si nisja e një gjëje të re. Por, tani kur sheh pas në kohë, mund të ketë qenë fillimi i fundit për çiftin me profil të lartë: Një njeri i brendshëm thotë se martesa e tyre relativisht e shkurtër është e mbushur me probleme, dhe ndonëse kanë provuar tashmë terapinë e çifteve, dy yjet po konsiderojnë seriozisht një ndarje të përhershme.

“Për pak kohë, gëzimi i martesës ua maskoi problemet”, shpjegon personi i brendshëm. “Por kohët e fundit kanë patur grindje shpërthyese. Asnjëri prej të dyve nuk është i sigurtë që mund, apo duhet të vazhdojë”. Pavarësisht faktit se morën me qera një shtëpi në Angli në muajin shkurt, ku kishin qëllim të qëndronin për 6 muaj, aktorja 41-vjeçare u pa të kthehej në Los Angeles me djalin e tyre, Knox, 7 vjeç në 17 maj, teksa zërat për një ndarje erdhën e u shtuan.

AJO E SEMURE, AI I LODHUR

Eshtë një kthesë ironike e ngjarjeve, sidomos po të kesh parasysh sa shumë gjëra kanë përballuar Brad dhe Angelina – 6 fëmijë, frika nga kanceri tek ajo – para se ta bënin të ligjshme martesën. Siç ka thënë aktorja në një intervistë në vitin 2015, “është kalimi i vështirësive së bashku që e ka forcuar lidhjen”.

Por ndërkohë që operacioni i dyfishtë i Angelinës në vitin 2013 i afroi më shumë, heqja e vezores nga ana e saj dy vjet më vonë mund të ketë patur efektin e kundër. Brad, 52 vjeç, kishte shpresë të besonte se operacioni i dytë do të sinjalizonte fundin e asaj që e ndiente si një krizë të gjatë me ecje të ngadaltë. Por pavarësisht zvogëlimit të riskut të një kanceri të ngjashëm me atë të nënës së saj, personi i brendshëm thotë se problemet shëndetësore të Angelinës janë ende problem. “Ajo as nuk ha, pi verë përnatë dhe pi vazhdimisht duhan. Brad e pranoi kur pesha e saj ra shumë pas operacionit, por ajo nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta rifituar. Dhe nuk është habi që ka ndryshime të tmerrshme humori. Brad thjeshtë është lodhur nga përpjekjet për ta bërë të kujdeset më shumë për veten. Për të ka qenë e vështirë të shohë gruan që do, teksa e çon veten dëm”.

Përpjekja e fundit

Nuk është habi, thotë personi i brendshëm, që Bradi ka shkuar tej limiteve me aktoren Marion Cotillard. “Mund t’i duket si një frymëmarrje ajri të pastër”. Dhe pavarësisht faktit se Angelina është akuzuar për aventurat jashtëmartesore, njeriu i brendshëm thotë se ajo “do të tërbohej po të merrte vesh që Brad dhe Marion flejnë bashkë”.

Thellimi i dyfhimeve nga të dy palët është shumë për t’u përballuar. Duket se janë nisur drejt divorcit. “Ok” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button