Bota

Çfarë do të ndodhë me Greqinë pas falimentimit?

Screen Shot 2015-06-15 at 2.02.24 PM

Gjërat nuk janë mirë për të ardhmen e Greqisë. Edhe në fundjavë dështuan bisedimet. Se sa serioze është situata, e bën të ditur kjo deklaratë e Komisionerit të BE, Guenther Oettinger. Ai kërkoi një plan emergjence për Greqinë, në rast se vendi del nga Eurozona. Nëse Athina nuk lëviz dhe negociatat dështojnë, vendi rrezikon më të keqen. “Greqia do bëhet një zonë në gjendje emergjence nga 1 korriku,” tha Oettinger gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të CDU në Berlin.

Deri më tani ishte në fokus vetëm stabilizimi i Eurozonës pas largimit të Greqisë. Fakti që tani Oettinger flet për atë që do ndodhë në Greqi, tregon se sa të bindur janë politikanët në Bruksel për një dështim të mundshëm.

Për këtë arsye, paralelisht me negociatat, të gjithë aktorët, përfshi Komisioni Europian, duhet të hartojnë një plan emergjence, tha Komisioneri Evropian. Vendi do ketë probleme të mëdha në fushën e energjisë, policisë dhe shëndetësisë./Spiegel/Mapo

Leave a Reply

Back to top button