Përgjohen telefonatat e militantëve të ISIS: në rast të një ndërhyrjeje të armatosur në Libi, janë gati qindra varka e gomone. Plani konfirmohet edhe nga rritja e numrit të vjedhjeve të varkave dhe skafëve në Tunizi dhe Egjipt. Dhe skafistët tani vijnë me kallashnikovë
Përdorimi i emigrantëve si “armë psikologjike” kundër vendeve që thonë se duan të ndërhyjnë në Libi, e sidomos ndaj Italisë. Eshtë ky kërcënimi i fundit për të cilin kanë folur militantët e ISIS në disa telefonata të përgjuara. Sipas asaj që u është referuar aparateve italianë të sigurisë, në bashkëbisedimin që konsiderohet i besueshëm, xhihadistët hedhin hipotezën që të lënë të shkojnë drejt brigjeve të Italisë me qindra varka të mbushura me emigrantë, sapo Italia të bjerë dakord për një ndërhyrje të armatosur në Libi.
Shifra që flitet është pesëqind mijë, ose pjesa më e madhe e atyre 700 mijëve që tashmë janë vendosur në brigje në pritje për t’u nisur. Dhe objektivi do të ishte ai i krijimit të një tragjedie të re: të vdekur në det dhe kapiteneritë pa forcën për t’i shpëtuar. Një impakt shkatërrimtar mbi opinionin publik të vendit – që konsiderohet hallka e dobët e “frontit perëndimor” – që në fund do të kushtëzonte zgjedhjet politike të qeverisë, më shumë se sa kërcënimet për luftë ndaj Italisë.
Përgjimi konsiderohet i besueshëm për disa arsye. Pikësëpari për shkak të konfirmimeve që kanë ardhur edhe nga shërbimet e fshehtë të vendeve të tjerë, si dhe për një koincidencë e cila duket se vlen më shumë se një mijë analiza: ditët e fundit, ndërkohë që trupat e grupeve që janë vetëshpallur pranë ISIS përparonin, nga portet e Tunizisë, Egjiptit dhe Algjerisë janë zhdukur peshkarexha dhe anije në shifra të mëdha. Rruga nga Libia padyshim është e para që duhet monitoruar, sepse prej këtu kalojnë praktikisht të gjithë emigrantët nënsaharianë, ndërkohë që Italia duhet të jetë vërtetë e shqetësuar për atë që ndodh apo do të ndodhë në brigjet e Sicilisë.
Trafikantët
Kërcënimi i rregjistruar me objektiv Italinë nuk mjafton për të thënë që ISIS ka një rol të dorës së parë në trafikun e emigrantëve. Për momentin, shpjegon një burim nga shërbimet e fshehtë “nuk është kanali i tyre kryesor i financimit, vetëm pak trafikantë i përmendin dhe u kalojnë një pjesë të të ardhurave për mbrojtje”. Ndonëse kuadri mund të ndryshojë me shpejtësi. Në Libi, koalicionet kryesorë janë dy. Nga një anë besnikët e qeverisë së Tobruk, në Lindje dhe të mbështetur nga Egjipti. Nga ana tjetër koalicioni “Agimi” që kontrollon thuajse të gjithë qytetin e Tripolit dhe MIsuratës, mbështetur nga vëllazëria myslimane.
Rrezik rrëmbimesh
Tensioni rritet edhe për shkak të episodeve si ai i dy ditëve më parë: të shtënat e kallashnikovit kundër një motovedete të Rojes Bregdetare. Një veprim armiqësor që të bën të mendosh për skenarë shqetësues. Që duhen shmangur absolutisht. Në momentin kur evakuohen me shpejtësi italianët e pranishëm në Libi për arsye sigurie, natyrisht që nuk mund të dërgohen ushtarakë pak milje larg Tripolit. Sepse është shumë i lartë rreziku i rrëmbimeve.
www.bota.al