Ju mund t’i kurseni vetes shumë dhimbje nëse bëni disa hapa të thjeshtë, para se të shkarkoni aplikacione në celularin tuaj, thotë Caleb Barlou, ish zëvendës president IBM Security dhe aktualisht CEO dhe president i CynergisTek. “Shkarkoni aplikacione vetëm nga dyqanet virtuale legjitime,” shpjegon ai, duke iu referuar GooglePlay dhe Apple store. Dhe pasi të keni gjetur aplikacione të ligjshme që dëshironi të shkarkoni, “tregohuni shumë striktë në lidhje me lejet që jepni, dhe kontrolloni rregullat e lejeve të aplikimit”.
Ja disa aplikacione, nga të cilët duhet të bëni kujdes
Ana Bera është një eksperte e sigurisë në internet, në “Safe në Last”. Ajo identifikoi CamScanner, një aplikacion që synon të imitojë një skaner në telefonin tuaj, si një nga aplikacionet që konsumatorët duhet të shqetësohen. “Ekspertët e sigurisë në internet kanë gjetur një element të dëmshëm të instaluar në aplikacion që vepron si një virus Trojan dhe vazhdon të mbledhë skedarë të infektuar,” shpjegon ajo. “Ky lloj aplikacioni mund të dëmtojë seriozisht telefonin tuaj dhe duhet të çinstalohet menjëherë. Për fat të mirë, pasi ta hiqni atë nga telefoni, nuk ka shumë të ngjarë që të vazhdojë t’ju dëmtojë”.
Ndërsa ekzistojnë alternativa më të sigurta që kryejnë të njëjtat funksione si CamScanner, Bera thotë se “aplikacioni është vetëm një imitim i një skaneri të vërtetë, që do të thotë se gjithmonë mund të ktheheni në makinën tradicionale”.
Aplikacionet e motit
“Kontrolloni mirë aplikacionin tuaj të motit,” thotë Shayne Sherman, CEO e TechLoris. “Ka pasur disa aplikacione të ndryshme të motit, që janë lidhur me viruse Trojan ose lloje të tjera virusesh”. Ndërsa qëllimi është për të marrë informacionin tuaj thjesht për saktësinë e motit, ai e quan këtë të diskutueshme. “Ndiqni parashikimin lokal, dhe nëse keni aplikacionin Good Weather, fshijeni menjëherë”. “Eshtë veçanërisht i rrezikshëm.”
Të gjithë i duam aplikacionet tona të rrjeteve sociale. Por eksperti i sigurisë në internet Raffi Jafari, themelues dhe drejtor i Caveni Digital Solutions, thotë: “Nëse jeni duke kërkuar për të fshirë aplikacione për të mbrojtur informacionin tuaj, fajtori absolut është Facebook. Shkalla e madhe e mbledhjes së të dhënave nga ana e tyre është shastisëse, dhe shpesh është më përgjuese, sesa kompani të tilla si Google. Nëse duhet të zgjidhni një aplikacion për të hequr për të mbrojtur të dhënat tuaja, ai do të ishte Facebook”.
Fatkeqësisht, Jafari thotë se Facebook është “famëkeq për mbledhjen e të dhënave për ju, edhe nëse nuk përdorni shërbimin e tyre. Por heqja e aplikacioneve të mundësuar nga Facebook nga telefoni juaj, është një hap i parë për të mbrojtur privatësinë tuaj”.
“Kjo është një thirrje për të vepruar për përdoruesit që mund të jetojnë nën një shkëmb dhe nuk janë të vetëdijshëm, për dobësitë që u zbuluan në fillim të këtij viti,” thotë Michael Covington, zëvendës president i Produktit për kompaninë lidere të sigurisë celulare Ëandera. “Dobësitë me WhatsApp – si me iOS ashtu edhe me versionet Android – lejuan hackerat të vinin në shënjestër përdoruesit, duke dërguar thjesht një mesazh të krijuar posaçërisht në numrin e tyre të telefonit. Pasi të shfrytëzohen me sukses, ata kishin akses, në të njëjtat gjëra ku ËhatsApp kishte akses, përfshirë mikrofonin, kamerën, listën e kontakteve dhe më shumë”. / bota.al