Enciklopedike

Evolucioni: Pse duhet ndërgjegja?

Screen Shot 2016-06-22 at 13.09.49Nuk është e qartë pse ekziston ndërgjegja. Disa besojnë se ajo është thjesht një shtojcë e pashmangshme e mekanizmave të trurit, zhurma në sfond e një motori të ndezur. Ndërsa disa të tjerë, sikurse është edhe neuroshkencetari konjitiv Stanislas Dehane, që besojnë se vetëdija është përzgjedhur përmes miliona viteve të evolucionit për një arsye shumë të thjeshtë:është e dobishme. Pra shërben për të filtruar informacionin në hyrje, duke ngushtuar rrjedhën e madhe të stimujve ndijorë për një grup të vogël të përzgjedhur mbi të cilin kemi zgjedhur të përqëndrohemi.

Në timon

Përndryshe, do të qe e pamundur të përqëndroheshim në ndonjë gjë. Për shembull, kur jemi duke ngarë makinën, nuk i kushtojmë vëmendje ngjyrës së çative të shtëpive që lëmë pas, ashtu sikundër gjatë kohës që lexoni këto rradhë nuk vëreni objektet përreth. Këto imazhe gjithësësi mbërrijnë në retinën tonë, por nuk i përpunojmë në një nivel të ndërgjegjshëm dhe për këtë arsye s’kemi perceptim mbi to.

Kjo është dëshmuar nga disa eksperimente mbi të ashtuquajturin “pamja e verbër”:ekzistojnë njerëz me lëndime në korteksin visual, që në fakt nuk duhej të shihnin asnjë në një pjesë të fushës së tyre vizuale, dhe kështu thonë disa njerëz kur u paraqiten objekte të ndryshme. Megjithatë, nëse i kërkoni t’i kapin me dorë objektet, orientohen saktë në lëvizjet e tyre. Në njëfare mënyrë, sinjali kalon nga syri në dorë nëpër qarqet e tjera kortikale, edhe pa qenë të vetëdijshëm. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button