Thenie

Fjalë nga nënat për t’i dhënë kuptim dashurisë nënë-bijë. Hidhuni një sy. Do t’ju prekin pa masë…

Fjalët janë të pamjaftueshmë për të shprehur apo përkufizuar dashurinë e pakushtëzuar midis një nëne dhe vajzës së saj. Mirëpo në këtë shkrim ne do t’ju sjellim vetë nënat me fjalët e tyre për vajzat që përpiqen t’i japin trajtën e duhur dashurisë që ekziston midis tyre.

“Shpresoj shumë që ajo të besojë tek vetja, po aq sa unë besoj tek ajo”.

“Ajo atje është vajza ime. Ajo më ka vjedhur zemrën që ditën e parë që lindi, që ditën që më thërriti “Mama”, tani që luan dhe më përshëndet në çdo moment gjatë lojës dhe e di që gjithë jetës së bashku do ta dua përherë e më shumë”.

“Unë nuk ia dhashë asaj dhuratën e jetës. Jeta më dha mua dhuratën më të çmuar duke të pasur ty”.

“Jeta është e ashpër, e dashur. Kështu duhet të bëhesh edhe ti me disa, bija ime. E butë me njerëzit e mirë dhe e ftohtë si bora me ata që përpiqen të të ngulin thika pas shpine”.

“Vajza ime është personi me të cilin unë qesh, ëndërroj dhe e dua me gjithë zemrën time. Mendoj se çdo mama ka po të njëjtën marrëdhënie me vajzën e vetë”.

“Për vajzën time. Mos harro asnjëherë se të dua. Jeta është e mbushur me momente të bukura, por dhe me momente të vështira. Meso nga çdo gjë që mund të mësosh. Bëhu femra që unë e di se mund të bëhesh”.

“Unë nuk dua që vajza ime të ndjekë hapat e mi. Dua që ajo të ecë krahë meje dhe të vazhdojë të ecë më tepër se sa unë mund ta mendoja të mundshme”.

“Sado e madhe të jetë bija ime, unë e di se ajo përherë do të ketë nevojë për mua e për këshillat e mia, ndaj unë do të jem përherë pranë saj”.

“Buzëqeshja e saj më bën mua të buzëqesh. E qeshura e saj është ngjitëse. Zemra e saj është e pastër dhe e sinqertë. Mbi të gjitha, unë e dua se ajo është vajza ime”.

“Vajza është një mënyrë, me të cilën Zoti përpiqet të të thotë: “Mendova se mund të të duhej një mikeshë për gjithë jetën”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button