Bota

FOTO / Ushtria franceze stërvit shqiponja për të kapur dronë

Në këtë fotografi, një Shqiponjë e Artë shfaqet në një betejë ajrore me një dronë mbi një bazë ushtarake në jug të Francës. Katër Shqiponja të Arta janë stërvitur nga ushtria franceze për të kapur dronët në qiej. D’Artagnan, Athos, Porthos dhe Aramis (emra personazhesh nga Tre Moskëtierët) janë rritur dhe ushqyer mbi dronë, për të krijuar një asociim mes ushqimit dhe mjeteve fluturuese. Duhen afro tetë muaj për të stërvitur shqiponjat, të cilave u jepet një copë e madhe mishi si shpërblim, pas çdo droni të kapur.

Teknika e pazakontë është përshtatur me sshqetësimeve për dronët që përdoren me qëllim spiunazh apo sulme në tokë franceze, pas shfaqjes së shumë dronëve mbi pallatin presidencial në Paris si dhe një baze ushtarake në Brittani në vitin 2015.

Moskëtierët kanë krijuar kaq zhurmë sa që forca ajrore franceze thuhet se ka porositur një brez të dytë zogjsh aleatë, stërvitja e të cilëve pritet të nisë këtë verë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button