Enciklopedike

Heroni, shpikësi i madh i Aleksandrisë dhe gara me Arkimedin

Inxhinieri brilant u parapriu disa zbulimeve që do të riktheheshin shekuj më vonë si për shembull eolipila, prototipi i makinës me avull, që pa dritën vetëm në vitin 1698.

Avulli është bazë e disa shpikjeve të tjera të Heronit, si për shembull dyert automatike me rrotullim (që janë futur vetëm në vitet gjashtëdhjetë të shekullit që kaloi).

Iu dedikua mekanikës, duke prodhuar të parën zorrë antizjarr, një model vinçi dhe madje edhe një shpërndarës automatik pijesh, që sipas qëllimeve të tij, duhej të shpërndante ujë të shenjtë.

Heroni garon me Arkimedin jo vetëm për odometrin, instrumentin që mat distancën totale të përshkuar, por edhe për çmimin e shpikësit më pjellor të Greqisë së lashtë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button