Horizonti.al

Iluzioni / Pse në kthim rruga “është” më e shkurtër?

A ju ka ndodhur edhe juve që udhëtimet në vatje t’iu duken gjithmonë më të gjata se ato të kthimit? Shpjegimi shkencor i një iluzioni tejet të përhapur (sidomos gjatë verës)

Screen Shot 2016-07-14 at 12.07.25

U ndodh nga pak të gjithëve, si gjatë për pushimeve të plota verore, ashtu dhe fundjavave rë shkurtra jashtë shtëpisë:udhëtimi i kthimit duket gjithmonë më i shpejtë se ai i vajtjes. Kjo ndodh sepse kemi mësuar më mirë rrugën? Jo aspak. Për shkencëtarët, flasin për një trill të mendjes, siç dëshmohet nga tre eksperimente të ndryshme në një studim të kryer në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Mezi pres të mbërrij…Edhe sa duhet?

“Efekti i udhëtimit të kthimit” është një ndjesi e përhapur që e percepton rrugën e kthimit 17-22 përqind më të shkurtër në krahasim me vajtjen e parë, edhe pse koha e kaluar dhe kilometrat e përshkuar janë të njëjtë. Ky keqkuptim vërëhet edhe kur udhëtimi i kthimit ndodh në një rrugë të ndryshme:një provë se kjo dukuri nuk varet nga rruga, por pritshmëritë tona. Gjatë vajtjes, fiksimi ynë për të mbërritur sa më parë na bën të nënvlerësojnë distance, dhe koha duket sikur zgjat; në kthim rregullojmë pritshmëritë bazuar tek rruga e vërtetë që shtrihet përpara, dhe parashikimet tona bëhen më realiste.

Por ai që udhëton çdo ditë nuk gabon

Tre eksperimente të ndryshme, kanë konfirmuar se efekti ndodh si gjatë udhëtimit me autobus, biçikletë, sashtu edhe kur shikojmë videon e dikujt tjetër që udhëton,  ndërsa gjatë udhëtimeve të shpeshta – si ato të udhëtarëve të detyruar për lëvizje çdo ditë për të punuar, gjithçka ndryshon. Në rastin e fundit, ndoshta, përsëritja e udhëtimeve krijon pritshmëri më reale mbi distancën që duhet përshkruar. Zbulimi mund të ndihmojë për të studiuar se si pritshmëritë tona modelojnë kohën e perceptuar, dhe jo vetëm kur është fjala për udhëtimet. Një efekt i ngjashëm është vërejtur edhe tek filmat e rrishikuar apo përrallat e rilexuara fëmijëve: vizioni i dytë (ose dëgjimi i dytë), duket më i shpejtë se sa herën e parë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button