Bota

ISIS: Ja 100 ushtarët amerikanë që duhen vrarë

Screen Shot 2015-03-22 at 14.56.20Sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar shpëtuan Kobanen duke I lejuar kurdëve të kalojnë në kundër sulm në veri lindje të Sirisë. Por dhe operacioni ushtarak në Irak ka dhënë frytet e tij edhe pse për shumë analistë ushtarakë mbetet I kushtëzuar. Për këtë arsye Pentagoni ka bërë një bilanc duke publikuar shifra dhe detaje për operacionet e nisura në 8 gusht të 2014-ës. Avionët amerikanë kanë nisur në terren rreth 2875 ushtarë ndërsa operacionet e tjera janë marrë përsipër nga aleatët perëndimorë dhe ata arabë. Objektivat kryesorë janë mjetet që xhihadistët u kanë marrë irakienëve gjatë verës përfshirë dhe 870 impiante nafte, shumë të rëndësishme për financemin e Isis. Ndërsa për koston amerikanët llogaritën se beteja kushton 8.5 milionë dollarë në ditë. Orët e fundit në internet është publikuar një listë me emra dhe fotografi të pilotëve amerikanë që kanë marrë pjesë në misionet në Siri dhe Irak. Hakerat xhihadistë këmbëngulin se kanë zbuluar identitetin e 100 ushtarëve duke I caktuar si objektiva për tu eliminuar sa më parë./ABCNews/

Leave a Reply

Back to top button