Teknologji

iWatch. Detajet e mrekullisë së fundit të Apple (foto)

Screen Shot 2015-03-10 at 09.19.17

Shefi i kompanis, Tim Cook, tha se ora do ketë një bateri, e cila do të zgjasë përgjatë gjithë ditën.

“Kjo është pajisja më personale që kemi krijuar ndonjëherë. Nuk është me ju, është tek ju,” tha Cook.

Ora do vijë në tre modele: Apple Watch, Apple Watch Sport dhe Apple Watch Edition.

Apple Watch do të kushtojë nga 549 deri në 2048 dollarë për modelin 38 milimetra dhe 599 deri në 1099 dollarë për versionin 42 mm.

Watch Sport do kushtojë nga 349 deri në 399 dollarë.

Edicioni premiumi do jetë me ar të verdhë dhe ar rozë 18 karat.

Çmimet nisin nga 10 mijë dollarë.

Të gjithë orat mund të prenotohen nga 10 prilli dhe do dalin në shitje më 24 prill.

Mijëra aplikacione janë prodhuar tashmë për këtë orë dhe do dalin në shitje.

Facebook, Instagram, Uber dhe WeChat kanë prodhuar softuere për këtë orë.

Ajo do përdoret për të bërë pagesa dhe për të marrë telefonata.

Të tjera funksione të orës përfshijnë aftësinë për të shërbyer si çelës për dhomat në hotel, hapjen e dyerve të garazhit, etj.

Për të tjera funksione shtesë si për shembull GPS apo dërgimi i mesazheve, pronari duhet të ketë edhe një telefon iPhone 5 ose më të ri.

Megjithatë një ekspert i tha BBC se shitjet do jenë shumë të forta.

Screen Shot 2015-03-10 at 09.19.43 Screen Shot 2015-03-10 at 09.20.24 Screen Shot 2015-03-10 at 09.20.14 Screen Shot 2015-03-10 at 09.20.06 Screen Shot 2015-03-10 at 09.19.57

Leave a Reply

Back to top button