Karin Mansdotter lindi në 6 Nëntor 1550 (ne dimë datën ekzakte, sepse burri i saj i ardhshëm ishte një astrolog amator dhe mbante horoskopin e saj), bijë e një ushtari të zakonshëm dhe gruas së tij. Herët në jetë, ajo ndofta ndihmonte nënën e saj për të shitur zarzavate dhe arra. Kjo ishte romantizuar në historira që pretendonin se, mbreti ishte duke kalëruar përmes tregut një ditë, kur ai e pikasi Karinën dhe ishte habitur nga bukuria e saj aq shumë, saqë u martua me atë. Në realitet, ajo u punësua si një shërbëtore tek muzikanti i preferuar i mbretit dhe ndoshta e takoi Erik-un e XIV-ë në atë mënyrë.
Sido të ketë qënë, Erik-ut i hyri në zemër, dhe pas një periudhe si mjeshtërja e tij mbretërore, ajo u kurorëzua zyrtarisht Mbretëreshë e Suedisë, në një ceremoni madhështore në 1568-ën. Fatkeqësisht, burri i saj i ri ishte I paqëndrueshëm mendërisht dhe ishte alienizuar pothuaj nga fisnikëria, duke vrarë dy anëtarë nga familja e fuqishme Sture. Një rebelim shpërtheu, kur ai i burgosi vëllezërit e tij, pasi nuk morën pjesë në dasmën e tij. Regjimi i Karinës si mbretëreshë zgjati vetëm 87 ditë. Pasi Eriku u rrëzua nga froni, çifti u mbajt nën arrest shtëpie për disa vite, deri sa Eriku u helmua pas përpjekjes për një goditje të befasishme për të rimarë pushtetin. Karina konsiderohej se kishte një efekt qetësues ndaj burrit të saj dhe u lirua pasi nuk kishte prova për përfshirjen e saj në krimet e tij. Për shkak se ishte masivisht e dashur për njerëzit e zakonshëm, asaj iu dha një nga pronat mbretërore në Finlandë, ku jetoi deri sa vdiq në vitin 1612. /Bota.al