Teknologji

Kthesa e madhe: Black Berry do të operojë me Android

Screen Shot 2015-06-16 at 16.13.52

Kompania kanadeze BlackBerry, me vetën 1% të tregut në botë, ka vendosur që të ndërrojë sistemin operues. Ndonëse çmohet shumë për sistemin e tij të operimit dhe vlerësohet për qëndrueshmërinë, telefoni kanadez nuk ka sukses në shitje. Duket se përpjekja e radhës për t’u zgjeruar në treg do të mbajë emrin “BlackBerry Leap”, telefon që sipas disa forumeve teknologjike me shumë gjasa do të operojë me sistem Android. Nëse ky lajm do të konfirmohet do të ishte një shkëputje e madhe e kompanisë kanadeze nga tradita dhe nga sistemi i saj origjinal i operimit, i cili nuk po shikohet më aq tërheqës sa duhet në treg.

Leave a Reply

Back to top button