Uncategorized

Kush e di pse Hëna është pa ngjyrë?

Pavarësisht dukjes, Hëna nuk është tërësisht pa ngjyrë. Astronautët e Apollos e përshkruajtën si në ngjyrë kafe. Studmet e kujdesshme tregojnë se zonat e errëta, ose “maria” shfaqin hije të blusë ose kafes, ndërkohë që zonat më të ndriçuara kanë hije të të verdhës, rozës dhe blusë së lehtë. Këto dallime janë kryesisht prej llojeve të ndryshme të metaleve, si hekuri ose titani në mineralet në sipërfaqe.

Fatkeqësisht, syri i njeriut nuk është i ndjeshëm sa duhet ndaj këtyre dallimeve të vogla në ngjyrë dhe nga kaq larg. Megjithatë, një pjesë e madhe e sipërfaqes së Hënës përmban minerale që janë gri dhe këto dominojnë ngjyrën që ne perceptojmë nga Toka. / horizonti.al

Leave a Reply

Back to top button