Histori

Nuk ka pse të kemi më frikë. Burgu e ka zbutur

Ja çfarë shkruante New York Times ditën kur Hitleri doli nga burgu. Dhe një fotografi ditën e daljes
Hit 2Berlin, 20 Dhjetor 1924 – Adolf Hitleri, dikur gjysmë-perëndia e ekstremistëve, u lirua me kusht nga burgu në Kështjellën Landsberg, në Bavari, sot dhe u largua menjëherë me makinë për në Mynih. Ai dukej një burrë shumë më i mençur dhe i trishtuar sot, nga sa ishte në pranverë kur, bashkë me Lundendorffin dhe ekstremistë të tjerë radikalë, dolën para një gjykate në Mynih, nën akuzën e komplotimit për të rrëzuar qeverinë.
Sjellja e tij gjatë qëndrimit në burg i bindi autoritetet se, ashtu sikurse dhe organizata e tij politike, e njohur me emrin Voelkischer, ai nuk tremb më njeri.
Besohet se Hitleri do të tërhiqet në jetën private dhe do të rikthehet në Austri, vendlindja e tij.

Hit 1

Leave a Reply

Back to top button