Uncategorized

Rreziku i lehtësimit të masave të Covid-19

Teksa masat e bllokimit janë duke u lehtësuar dhe më shumë njerëz po fillojnë të përdorin transportin publik, të kthehen në punë ose të bëjnë pazar, duke rrezikur të përplasen me armikun e padukshëm më shumë se kurrë. Për momentin, nuk ka asnjë mënyrë për të thënë se kush në mes të turmës mund të jetë i infektuar me virusin pa e ditur. Kjo është arsyeja pse qeveritë në të gjithë botën thonë se është thelbësore që të gjithë të bashkëpunojnë për të gjurmuar kontaktet e kujtdo që infektohet dhe pastaj të izolohet sa më shpejt. Ata gjithashtu këshillojnë që mbrojtja më e mirë mbetet distanca sociale – qëndroni larg kudo që të keni mundësi. Por aty ku nuk është e mundur, rekomandimi është të mbuloni fytyrën, edhe me një maskë të bërë në shtëpi.

Gjithnjë e më shumë qeveritë po këshillojnë të vendosni maska ​​për fytyrën. Kur qeveria amerikane e njoftoi këtë politikë, ajo tha se logjika është se kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetvetes, ka të bëjë edhe me mbrojtjen e të tjerëve nga ju, në rast se ju jeni i infektuar por nuk e dini.

Shumë mjekë shqetësohen se maska ​​mund të shkëpusë njerëzit nga larja e duarve ose distancimi social, ose të rrisin rrezikun e kontaminimit nëse maska nuk ndrrohet ose të lahet sipas llojit të maskës që përdorni. Por gjithnjë e më shumë qeveritë, së fundmi edhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, janë bindur për përfitimet që sjellin maskat. BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button