Analiza

Rusia, akuza SHBA. Po nxit Ukrainën drejt konfrontimit

lavrovMinistri i jashtëm i Rusisë akuzoi Shtetet e Bashkuara se po inkurajon Ukrainën për t’iu kundërvënë Moskës. Ministri Sergei Lavrov, në një fjalim sot në televizion tha se “kolegët amerikanë ende preferojnë ta nxisin udhëheqjen e Ukrainës drejt një rrugë konfrontuese.” Zoti Lavrov tha se shanset për zgjidhjen e krizës në Ukrainë do të kishin qenë më të mira nëse negociatat do të vareshin vetëm nga Rusia dhe partnerët e saj evropianë. Dje, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e zgjati edhe tre ditë armëpushimin e njëanshëm me separatistët pro-ruse. Disa nga separatistët thanë se do ta respektojë armëpushimin për sa kohë që ushtria ukrainase bën të njëjtën gjë. Para shpalljes së këtij njoftimi, Ukraina tha se katër ushtarë të saj u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të separatistëve në Kramotorsk në pjesën lindore të rajonit Donetsk.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar separatistëve dhe përkrahësve të tyre në Moskë të ndërmarrin hapa për të qetësuar situatën në Ukrainën lindore, përfshirë zhvillimin e bisedimeve domethënëse për paqe dhe lejimin e një ekipi evropian për të mbikqyrur respektimin e armpushimit. Dje, Ukraina nënshkroi një marrëveshje të re për ekonominë dhe tregtinë e lirë me Bashkimin Evropian, duke revoltuar Rusinë, e cila ka kërcënuar se do të hakmerret. Kjo është e njëjta marrëveshje që u hodh poshtë nga ish-presidenti Viktor Janukoviç, gjë që çoi në rrëzimin e tij dhe në kaos në Ukrainën lindore.

Leave a Reply

Back to top button