Analiza

Sekretet e pilotit të MH370-ës

sekretet 2Në fund, kërkimet. Janë gjithmonë të përqëndruara në juglindje të Australisë. Nuk ka shumë kohë për të zbuluar një mister, ku mund të ketë ndodhur gjithcka. Rrëmbimi, përplasja në ajër, avaria. Ekspertët kujtojnë që bateritë që ushqejnë sinjalet e “kutisë së zezë” kanë një jetëgjatësi 30 ditore. Kanë kaluar 13

Të dhënat e simulatorit të fluturimit që komandanti malajzian i Boeingut 777 kishte në shtëpinë e tij janë fshirë në 3 shkurt. Një gjë të tillë e ka komunikuar policia, e cila është angazhuar për të zbuluar në memorien e kompjuterit se cilat rrugë, cilët aeroporte kishte provuar piloti Ahmad Shah Zaharie në javët përpara se të ngrihej në fluturimin MH370. Hetuesit malajzianë po punojnë për të rinxjerrë të dhënat e fshira. Dhe për këtë i kanë kërkuar ndihmë FBI-së, e cila do të studiojë edhe kompjuterët portabël të dy zyrtarëve. Por po të njëjtët autoritete saktësojnë që “në këtë hetim nuk ka ende fajtorë, nuk do të ketë deri kur të jetë provuar”. Megjithatë, një pjesë e dyshimeve shkojnë për komandantin dhe bashkëpilotin e tij, Fariq Abdul Hamid. Që nga caktivizimi i sistemeve në bord për identifikimin dhe kontaktet me radarët, tek ndryshimi i drejtimit i programuar në Flight Management System, që ndodhi 12 minuta përpara mesazhit të fundit në radio “All right, good night”, që u dërgua teksa avini fillonte të merrte kthesën, e më pas të zhdukej. Miq dhe të afërm vazhdojnë t’i mbrojnë. Një prej vajzave të pilotit 53 vjecar ka protestuar: “Këto zëra për babanë tim e vrasin familjen tim”.

Bashkëpiloti, Hamid pritej të martohej me një vajzë bukuroshe: ata që e njohin mirë betohn se është e pamundur që të rrëmbente avionin dhe të vetëvritej. Vec kësaj, duke zhvendosur vëmendjen tek ekuipazhi, shmangen diskutimet për probleme të vetë avionit. Autoritetet malajzianë thonë se zotërojnë informacione që nuk mund t’i bëjnë të ditur për arsye të sigurisë kombëtare: lajme të ofruar edhe nga shtetet e përfshirë. Pastaj është e ditur që normalisht, në vendet aziatikë nuk ka bashkëpunim mes shërbimeve të fshehtë. Rivalitetet janë shumë të fortë. Pasoja e pashmangshme është fraktura gjeopolitike Malajzi-Kinë. Ishte 154 kinezë në bordin e avionit dhe të afërmit kanë akuzuar malajzianët për heshtjen e tyre. Tani, disa familjarë kanë mbërritur në Kuala Lumpur dhe ka patur momente tensioni të fortë mes policisë vendase dhe këtyre njerëzve, me civilë kinezë që tërhiqen zvarrë për të mos lejuar të flasin me gazetarët e të përditshmeve të Pekinit.

Në fund, kërkimet. Janë gjithmonë të përqëndruara në juglindje të Australisë. Nuk ka shumë kohë për të zbuluar një mister, ku mund të ketë ndodhur gjithcka. Rrëmbimi, përplasja në ajër, avaria. Ekspertët kujtojnë që bateritë që ushqejnë sinjalet e “kutisë së zezë” kanë një jetëgjatësi 30 ditore. Kanë kaluar 13.

Leave a Reply

Back to top button